Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sot seanca paraprake, Erion Veliaj ndërron avokat

10:35 / October 28, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
489729089 1101113798698493 481295930911340598 n 640x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një ndryshim në ekipin e tij ligjor, vetëm pak orë para zhvillimit të seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme. Burime nga mbrojtja bëjnë me dije se avokati Artan Gjermeni do të jetë përfaqësuesi i ri ligjor i Veliajt, duke u bashkuar me avokatin Ermir Beta, që ka qenë pjesë e mbrojtjes që prej nisjes së hetimeve.

Sot pritet të mbahet seanca paraprake për dosjen që përfshin ish-kryebashkiakun e Tiranës, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe disa persona të tjerë. Në këtë seancë, gjykata do të shqyrtojë akuzat penale që rëndojnë ndaj Veliajt dhe do të vendosë nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim.

Seanca e mëparshme u shty pas bojkoti të avokatëve, në shenjë proteste për ndalimin e avokatit Ulian Barjami, pas përplasjes që ndodhi me një prokuror në sallën e Gjykatës së Elbasanit.

Kujtojmë se më 2 tetor, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e paraqitur nga Erion Veliaj, i cili kërkonte zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” me një më të butë.
Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit, pasi akuzohet nga SPAK për ngritjen e një skeme korrupsioni dhe pastrimi parash, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij.

avokat spak veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.