Mazhoranca dhe opozita do të mblidhen sot në seancën e parë për Presidentin e ri të vendit pa asnjë propozim.
Afati i fundit i dorëzimit të kandidatura ishte dje ndërsa ditën e sotme më datën 16 maj ora 10:00, mblidhet Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidaturave për President, por nuk ka asnjë emër.
Kurse në orën 17:00 deputetët do te jene në seancë plenare për raundin e parë që do të ezaurohet me zero kandidatë pasi nuk ka asnjë kandidat të propozuar nga të dyja palët. Ashtu siç kishte paralajmëruar, mazhoranca nuk çoi asnjë emër kandidati për president në raundin e parë, duke i hapur rrugën opozitës, por edhe këto të fundit nuk u dakordësuan. Me djegien e votimit të parë, konferenca e kryetarëve do te përcaktoje datën për raundin e dytë. Zgjedhja e Presidentit kalon në 5 raunde në Kuvend.
