Për Përparim Spahiun, ish deputetin e LSI-së propaganda e qeverisë për biznesin bie poshtë. Ai përmend një anketë të Dhomave Gjermane të Tregtisë për Europën Qendrore dhe Lindore pë Shqipërinë, ku 51% e të anketuarve e shohin të përkeqësuar situatën ekonomike.
Bizneset gjermane nuk janë të kënaqur për sigurinë ligjore, administratën publike, parashikueshmërinë e politikave ekonomike, transparencën e tenderave publike, luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, thotë Spahiu.
Postimi i plotë
Propaganda e KM-s bie në çdo fjalë që ai thotë.
Ja si shprehen të anketuarit nga Dhomat Gjermane të Tregëtisë për Europën Qendrore dhe Lindore për Shqipërinë, ku 51% e të anketuarve e shohin atë të përkeqësuar.
Pyetjes se sa të kënaqur janë bizneset me faktorët që kanë ndikuar, u janë përgjigjur:
Pozitivisht: kostoja e punës, produktiviteti dhe motivimi i punonjësve, kualifikimi i punonjësve, arsimimi akademik, disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Negativisht: siguria ligjore, administrata publike, parashikueshmëria e politikave ekonomike, transparenca e tenderave publike, lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.
Fare thjeshtë kuptohet që nuk janë problem shqiptarët, si të pakualifikuar, paarsimuar apo të pamotivuar.
Problem dhe përkeqësim shihet në aspekte që i takojnë Qeverisë ku problemi madhor mbetet KORRUPSIONI, pa përjashtuar luftën ndaj krimit apo transparencën në tendera.
Problem mbetet dhe e ardhmja, pasi 43% mendojnë që situata do të përkeqësohet dhe 45% mendojnë që nuk do të ndryshojë.
Asnjë shpresë përmirësimi.
Pra, jo vetëm shqiptarët por dhe biznesi gjerman thotë:
Rama Ik
