Ish deputeti i LSI-së Përparim Spahiu teksa përmend se në Berlin do të shpërnësohen pronarët e banesave me qira që kanë më shumë se tre mijë të tilla, thotë se në Shqipëri jo vetëm që është rritur qiraja, por edhe të njoftojnë natën se shtëpia do të të shembet.
“Banimi është një e drejtë bazë dhe nuk duhet kthyer në mall për të nxjerrë fitim. Kështu mendojnë shumë berlinezë dhe ndaj është marë iniciativa e shpronësimit të të gjiiha kompanive që kanë në inventar më shumë se 3,000 banesa. Çfarë bën Rilindja në Shqipëri? Të vë kryqin në mes të natës te banesa, si njoftim që do të të shembet ajo. Të hedh gaz lotsjellës në 6 të mëngjezit për të të nxjerrë nga banesa, pasi ajo do të të shembet. Të fut në burg, pse ti proteston për të drejtën bazë, banimin! Të mashtron me banesat sociale, duke i shpërndarë vetëm për klientët e saj. Të mashtron me kreditë e buta, pasi jua jep vetëm militantëve të saj”, thotë Spahiu
