Deklarata nga Trump për konfliktin Serbi-Kosovë që zgjidhi është pozitive për rajonin, por ajo që të shqetëson në faktorin politik shqiptar dhe veçanërisht në Prishtinë, edhe egoja e tepruar personale për ta lënë Kosovën pa shtet prej 5 muajsh. Kjo tregon se janë politikanë idiotë, ose janë spiunë të Beogradit. Kështu e sheh juristi Kreshnik Spahiu krizën në Kosovë, e shoqëruar kjo edhe me komentin për deklaratën e shefit të Shtëpisë së Bardhë.
”Deklarata e Trump në pjesën më të madhe është qëndrim pozitiv, deklaratë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që i vë vulën edhe asaj marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë, që rrjedhimisht çon te pavarësia përfundimtare e Kosovës. Në atë marrëveshje përfshihet edhe njohja nga Izraeli, por edhe për njohje reciproke nga Serbia, e shtetit të Kosovës gjithashtu.
Sigurisht që Trump e tregon edhe për interesat e tij, sepse SHBA ka edhe interesat e saj. Pra na heq atë frikën se mund të kthehet në konflikt të mundshëm, pra shpreh paqen. Nga ana tjetër, zërat poshtë presidentit amerikan kanë treguar se SHBA-të nuk do kenë më rolin e ndërhyrësit, avokatit. Trump e konsideron të konsoliduar konfliktin Serbi-Kosovë”, theksoi juristi për Report Tv.
Ai iu referua një deklarate të ish-ambasadorit Kristofer Hill, që tashmë shtetet e Ballkanit duhet t’i zgjidhin vetë konfliktet e tyre, që tregon se Amerika tani doqëndrojë më larg. Por ai u shpreh skeptikë, sepse politikanët shqiptarë priren më shumë drejt egos personale dhe konflikteve mes tyre, sesa për t’i zgjidhur ato.
Po ashtu Spahiu shprehu edhe habinë se si presidenti apo Gjykata Kushtetuese nuk ndërhynin për ta zgjidhur krizën politike, teksa vuri theksin e sindromit të egos që ka faktori politik shqiptar dhe urrejtja ndaj njëri-tjetrit, që sipas tij, e kalon edhe urrejtjen që kanë serbët ndaj shqiptarëve.