Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spaho paralajmëron largimin nga komisioni i inceneratorëve: Mazhoranca do sabotojë procesin, do të përsëriten…

10:40 / February 16, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spahoo 770x423 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Hetimor për Inceneratorët është ka mbajtur këtë të mërkurë seancën e 3 për këtë javë.

Në nisje të seancës, deputeti Edmond Spaho, paralajmëroi se nuk do të jetë më anëtar i këtij komisioni, me arsyetimin se procesi do të sabotohet nga opozita. Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku theksoi se vullneti është që ky proces të shkojë përpara dhe në fund të dalin me rezultate konkrete.

Në kampin e mazhorancës, fjalën e mori deputeti Arben Pëllumbi i cili theksoi se për herë të parë, paralelisht me komisionin hetimor, ka një çështje penale të hapur nga organi i akuzës.

Diskutimi:

Spaho: Raste si Stela Gugallja nuk e nderojnë këtë komision. Mazhoranca do që ky komision do të dështojë. Nuk dua të jem pjesë e këtij komisioni dhe nga sot e në vazhdim nuk do jem pjesë e komisioneve derisa ata që kërkojnë komisionet hetimore të kenë shumicën. Në Shqipëri nuk mbahen referendume dhe do të ndërmarr një iniciativë ligjore që të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore. Mazhoranca në daç ta votojë në daç jo. Unë e ndjej si detyrim këtë gjë, faleminderit.

Tabaku: Unë ju falenderoj, ndaj disa nga shqetësimet tuaja. Si për gazetarin Rama dhe rastet e tjera, ka qenë dëshira ime që ju të ishit anëtar në komision. Dua t’ju kundërshtoj. Ky komision po hedh dritë për këtë aferë, nuk e lë unë që të dështojë. Ne nuk kemi pasur kompromis për diçka apo për këdo. I falenderoj anëtarët e komisionit, e po hedhim dritë për këtë aferë. Unë kam kërkuar këshilltarit ligjor për përjashtimin e zonjës Felaj. Do shumë guxim dhe integritet t’i vendosësh emër komisionit. Unë falenderoj deputetët e opozitës për këtë. I di vështirësitë për këtë. Unë shpresoj që juve të jenë pjesë e këtij komisioni, nëse gjykoni të mos jeni kemi zëvendësues, por është një përpjekje në ekip për t’i dhënë spunton e duhur këtij komisioni. Ju e shikoni se çfarë pyetjesh i bëjmë dëshmitarëve, pa asnjë kompromis. Ju do të doja të jeni pjesë, ju keni drejtuar disa komisione, unë e kam për herë të parë. Duhet t’ia dalim të gjithë si ekip.

Spaho: Zonja kryetare nuk vendosa në diskutim përpjekjet e deputetëve të opozitës për këtë aferë. Kam pranuar me besimin që do të bëjmë një punë. Nga praktika e komisioneve të mëparshme dhe veçanërisht nga puna e këtij komisioni dhe qëndrimit të mazhorancës ditën e djeshme, shoh që ky komision do të ketë të njëjtën fat si komisionet e tjera hetimore. Mazhoranca që ndodhet në konflikt interesi, ata nuk duhet të jenë pjesë e komisionit dhe do të vijojnë të sabotojnë. Nëse duhet të ecte puna gazetari duhet të ishte i pranishëm sot. Mazhoranca është bërë bashkë për të mos hedhur dritë në këtë aferë. Unë të bëhem pjesë e këtij bashkimi të mazhorancës për institucionit të kuvendit për të mbuluar këtë aferë nuk kam për t’u bërë. Unë s’kam gjë me ju. Uroj të vazhdoni dhe t’ia arrini objektivin. Por me këta ky komision do të dalë me dy raporte.

Tabaku: Rëndësi ka integriteti jonë në këtë proces, jo raportet në fund.

Pëllumbi: Më vjen shumë keq kjo që dëgjova nga zoti Spaho, pjesa që më vjen keq është që duke mos i munguar eksperienca qoftë legjislative dhe eksperienca e drejtpërdrejt e komisioneve hetimore, doja t’i kujtoja që qëllimi është që t’ia paraqesë faktet organeve të akuzës për të nisur procedimet penale. Sot për herë të parë, në historinë e një komisioni kemi paralelisht një hetim penal, kemi njerëz të arrestuar dhe njerëz në kërkim. Pikërisht duke qenë kjo situatë, e duke pasur vendim të Gjykatës Kushtetuese që e ka bërë të qartë që përpara një hetimi parlamentar prevalojnë veprimet e organit të akuzës. Duhet të jemi të kujdesshëm në atë që bëjmë që për interesa politike të mos bëhemi shkak për prishjen e provave të hetimit. Qëndrimi i mazhorancës, deri diku ku kemi gjetur konsensusin me ju është të jemi të suksesshëm. Për herë të parë e përsëris komisioni hetimor bëhet paralelisht me një cështje të hapur nga organi i akuzës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundjavë përvëluese në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron temperatura deri në 39.5°C dhe rrezik të lartë zjarresh

21:17 / July 29, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026

Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13 227 viktimave të luftës në Kosovë

21:00 / July 29, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme Lamallari mbledh prefektët: Siguria, sezoni turistik dhe zjarret në fokus, kërkon më shumë koordinim dhe prani në terren

20:48 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.