Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

SPAK depoziton në Gjykatë informacion për Jorgo Goron, shtyhet seanca për në 26 qershor: Avokati kërkoi kohë

12:41 / June 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4133
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme depozitoi këtë të premte në gjykatë, informacionin dy mujor të hetimeve që po kryhen për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, ndaj të cilit është ngritur akuza “Shpërdorim detyre”.

Avokati i Goros, Sokol Hazizaj kërkoi kohë të njihej me informacionin e depozituar nga SPAK si dhe me aktet e bashkëngjitura me informacionin. Për këtë arsye, seanca gjyqësore u shty më datë 26 qershor.

Jorgo Goro u arrestua me urdhër të SPAK në muajin mars të këtij viti, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, ku përfitues fundor i këtyre pronave ishte Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka.

Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpuim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqsore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat , në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin.

Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije metra katrorë.

Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës, Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish-juristi Vezir Gjikoka si dhe ish-drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në masën “arrest në shtëpi”.

Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, është lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për tu arrestuar.

jorgo gore tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.