Më 8 shkurtit 2005, biznesmeni i njohur Vajdin Lamaj do të mbetej i vrarë në një atentat me eksploziv në pallatin ku ai banonte. Pikërisht në momentin kur Lamaj, ish-Presidenti i Federates se Boksit dhe ish-Zv/president dhe bashkëpronar i “TOP Albania Radios” hyri në ashensor bashkë me mikun e tij të ngushtë Artan Arsi, eksplozivi shpërtheu.
Në këtë atentat vdiq dhe Arsi, miku i Lamajt.
Vajdin Lamaj pak muaj para vrasjes i shpëtoi një tjetër atentati. Në 15 tetor të vitit 2004, Lamaj u shpëtoi plumbave ndërsa dilte nga një emision televiziv pasi ishte i ftuar në një nga televizionet e kryeqytetit. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur lehtë dy persona.
Pavarësisht atentatit, gjurmët e Lamajt janë ende ekzistente, sidomos në fshatin Domje. Komuniteti prej 9 mijë banorësh në njësinë administrative Domje, ka gjimnazin e vet me emrin “Vajdin Lamaj”. Me mbështetjen e Drejtorisë Arsimore në Tiranë, në shkollën për 265 nxënës, të vegjlit mësojnë nën emrin e biznesmenit të vrarë në atentat.
