Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SPAK i sekuestroi 10 prona në Sarandë e Tiranë, belgu i arrestuar për 1.9 ton kokainë: Bosi është shqiptar

19:06 / November 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5282828852010527548
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me 12 vite burg është dënuar nga një gjykatë në Belgjikë, shtetasi belg Dries Lonneux i akuzuar si anëtar i një organizate kriminale që ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia, tranzit nëpër portet e Antwerp ose Roterdam.

Ngarkesa e kapur në sasi rekord prej 1.9 ton kokainë kishte një vlerë prej rreth 80 milionë euro, ndërsa organizata që tashmë ka 18 të pandehur mund të kishte trafikuar deri në 15 ton kokainë.

44-vjeçari belg, të cilit SPAK i sekuestroi pak muaj më parë 5 apartamente në Sarandë dhe 5 toka në Tiranë, tha se kishte një rol shumë të vogël në organizatë duke kërkuar edhe një dënim të vogël.

Ai u shpreh në gjykatë se drejtuesi i organizatës është një shtetas shqiptar, por emrin e tij nuk mund ta thotë pasi i rrezikohet familja që jeton në Shqipëri.

“Është një organizatë e madhe. Nuk mund të flas për liderin e saj që është shqiptar, ndërsa familja ime jeton në Shqipëri. Kam marrë pjesë në aktivitetet e kësaj organizate, por nuk kam dhënë urdhra apo direktiva. Kam marrë urdhra dhe kam qenë i pranishëm në një rol mbikëqyrës. Misioni im ishte të shikoja dhe të raportoja. Por unë nuk e preka kokainën,” tha ai në gjykatë.

Në vitin 2019, Dries Lonneux rezulton se ka investuar në Shqipëri në hapjen e një kompanie biznesi me emrin “RALET GREEN”, me objekt aktiviteti zhvillimin e teknologjive të reja. Po ashtu, Lonneux ka në pronësi dhe pesë apartamente në Sarandë, të cilat janë sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme si dhe 5 toka në Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.