SPAK kërkon dënimin e ish-kreut të Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja për “fshehje pasurie”, por ai këmbëngul edhe njëherë në pafajësinë e tij.
Për apartamentin në plazh, Dedja tha ai është i vëllait të tij dhe se nuk ka asnjë lidhje me atë pasuri. Po sipas tij, shuma prej 10 mijë euro e marrë hua te kunati, janë para të siguruara prej të fundit në emigracion para vitit 2000.
Përmes avokates së tij, ish-kreu i Kushtetutës, tha se procesi ndaj tij ka qenë i paragjykuar dhe se gjatë hetimit një nga akt-ekspertimet financiare ka qenë i papërdorshëm.
Në seancën e radhës, më 15 qershor, Bashkim Dedja do të paraqesë konkluzionet e mbrojtjes. Më herët, SPAK kërkoi 1 vit burg për Dedjen, të konvertuar përfundimisht në 2 vjet shërbim prove.