Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

SPAK kërkon dënim me 700 mijë lekë gjobë për Bardh Spahinë

19:38 / March 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spahia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK ka kërkuar shpalljen fajtor të deputetit të PD, Bardh Spahia dhe dënimin e tij me gjobë 700 mijë lekë. Spahia është në gjyq për shkak se nuk ka zbatuar një vendim gjykate për të rikthyer në punë një drejtor që më parë e kishte shkarkuar.  Në seancën në gjykatën e posaçme, prokurorja Dorina Bejko ka deklaruar se gjatë sekuestrimit të të gjithë dokumentacioneve dhe në bazë të dëshmive të marra gjatë procesit gjyqësor, është konkluduar se ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Spahia nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës dhe ka konsumuar veprën penale “pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor”.

Bëhet fjalë për një vendim të marrë në vitin 2022. Në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, ka marrë dy vendime, për të shkarkuar administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve Mark Molla dhe emëroi Arvit Bushatin, që ishte një anëtar i FRPD-së.

Molla është ankuar në gjykatë dhe ka fituar. Gjykata vendosi pezullimin e dy akteve të nxjerra nga Spahia deri në një vendim të formës së prerë por sipas SPAK edhe pse ish-kryebashkiaku Spahia ishte njohur me këtë vendim dhe nuk e ka zbatuar. Përkundrazi Spahia ka nxjerrë disa ditë më vonë tre vendime të tjera, përmes të cilave sërish ka shkarkuar nga detyra Mark Mollën dhe ka emëruar të njëjtin person si administrator. Këto veprime vlerësohet se janë kryer me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të Gjykatës së Shkodrës.

Bardh Spahia mori detyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër në mars të vitit 2022, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme vendore të atëhershme, si kandidat i Komisionit të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha.

bardh spahine denim gjobe kerkon spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.