Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, ADN-ja fundosi autorët e krimit

14:07 / July 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
santiago malko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK përfundon hetimet dhe i dorëzon gjykatës dosjen penale ndaj vëllezërve Duka dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tyre kriminal që ekzekutuan Santiago Malkon mbrëmjen e 27 gushtit 2019.

Të pandehur për vrasje me paramendim janë marrë Leonard Duka, i vëllai Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni, Dritan Aga. Prokuroria thotë se motive I vrasjes është përplasja e dy grupeve kriminale që ishin të rivalitet për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Nga njëra anë vëllezërit Duka e njerëzit e tyre, dhe nga ana tjetër ish-polici Malko.

Vrasjes së babait të dy fëmijëve i paraprijnë dy ngjarje kriminale, sipas SPAK. Ajo e datës 26 gusht 2018 në një lokal në Kinostudio, ku mbetën të plagosur Juxhin Hamajezi, Rovaldo Mumajesi e Ibrahim Durollari, ku si autor dyshohej Santiago Malko. Si dhe tentativa për vrasjen e Erlis Dukës.

Sipas SPAK, pjesëtarët e grupit kriminal Duka, në shenjë hakmarrje, fillimisht në maj të 2019, planifikuan vrasjen e Ervis Martinaj, për vendndodhjen e të cilit ndonëse morën informacione, nuk arritën ta gjenin për ta vrarë.

“Që prej muajit maj, e deri një javë përpara se të vrisnin Malkon, të dyshuarit Fatmir Hyseni, i njohur me nofkën “Dogja”, Leonard Duka dhe Erlis Duka, kanë siguruar informacione rreth vendndodhjes së lëvizjeve të Malko, me qëllim eliminimin fizik të tij. Ata kanë paguar edhe një shumë parash për informacionet që kanë siguruar; kanë marrë informacion rreth lëvizjeve të tij, por nuk kanë mundur të vënë në jetën planin e tyre”, thuhet në dosje. Ata organizuan dhe realizuan vrasjen e ish-policit, të cilin e qëlluan për vdekje, teksa udhëtonte me automjetin e tij “Mercedez Benz”, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Si prova kundër të dyshuarve renditen jo vetëm dëshmia e bashkë të pandehurit Blendi Teta, që po hetohet në një proces të ndarë, por edhe provat e AND-së në dy makina, që u përdorën në vrasje. Policia ka zbuluar mbetje biologjike dhe ka përftuar përmes tyre disa kampionë AND. Për të konfirmuar praninë e të pandehurve në këto automjete, ADN janë krahasuar me profilet gjenetike të prindërve të tyre, që kanë rezultuar të përputhshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.