Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

SPAK merr të pandehur anëtarin e KPA, Luan Daci, ja pse akuzohet

13:45 / July 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Luan Daci 550x4001 e1591425285511
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria Speciale Antikorrupsion (SPAK) ka marrë si të pandehur anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.Luan-Daci-550×400

Gjyqtari i vetingut, që pak javë më parë u rikthye në detyrë nga Gjykata e Posaçme Antikorruposion, do të pyetet të premten nga SPAK-u në cilësinë e të pandehurit, pasi mbi të rëndojnë akuzat e SPAK-ut për falsifikim të dokumenteve, pasi ka fshehur shkarkimin e tij si gjyqtar në vitin 1997.

Gjyqtari Luan Daci eshte paraqitur kete mesdite, ne seancen ne ngarkim te tij, ku do të prezantohet zyrtarisht akuza nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Më pas, në seancën paraprake pritet që të vendoset nëse do të pushohet, do të kalojë për gjykim, apo gjykata mund ta ktheje për plotësim hetimesh në prokurori.

Më 20 maj, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se Daci ishte marrë i pandehur për falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së. “Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna’ në vitin 19973 , deklaroi SPAK. Paralelisht me procedimin, SPAK mori në gjykatë masën e pezullimit nga detyra të Luan Dacit.

Pas masës së sigurisë në Shkallën e Parë, avokatët Andi Duraj dhe Jordan Daci e cilësuan si të paligjshme akuzën dhe masën e pezullimit të gjykatës. Kallëzimi ndaj Luan Dacit ka ardhur edhe nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Gjithë historia e Dacit filloi nga viti 2017, kur teksa kandidonte për anëtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Daci u mor në pyetje në Komisionin Parlamentar ad hoc.

Deputetja Vasilika Hysi i kujtoi Luan Dacit vendimin e firmosur në 1997-ën nga Presidenti Mejdani për largimin nga detyra. Por në atë kohë gjyqtari nuk e tregoi motivin e vërtetë të largimit nga detyra që kishte qenë për paaftësi, por tha se ishte dorëhequr.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.