Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Spanja në luftë me kohën për të shpëtuar vogëlushin 2-vjeçar, ka rënë në një pus 350 metra të thellë

23:02 / January 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pusi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sytë e botës prej disa ditësh janë mbërthyer në Spanjë,  për të shpëtuar jetën e një vogëlushi 2-vjeçar, i cili prej një jave ra brenda një pusi të ngushtë dhe me me një thellësi 350 metra. 

Julen Rosello, 2 vjeç ndodhej jashtë me prindërit e tij, të cilët u përgatitën për piknik të dielën e 13 janarit  kur ai ra në  një pus gati 350 metra të thellë në qytetin e Malaga, në Spanjë. Pavarësisht se forcat e kërkim shpëtimit kanë punuar prej ditësh me orë  të gjata , ndërsa  mësohet se deri më tani nuk është zbuluar asnjë shenjë jete nga fëmija i mitur, në qytezën Totalan.

Sipas mediave spanjolle qindra punëtorë të shpëtimit janë vendosur në zonë, ku punojnë cdo ditë për orë të gjata, 4 ditët e fundit. Prindërit e të miturit janë shpërngulur në një shtëpi të ofruar nga një banor i zonës në Totalan, pranë vendit ku i vogli i tyre ka ngecur. Sipas mediave vendase, operacioni i shpëtimit inxhinieri Angel Garcia Vidal po ndiqet me vëmendje të madhe.

“Do të përballemi me vështirësi, por e rëndësishme është të jemi në gjëndje të afrohemi me djalin.Kemi shprese se do ta shpëtojmë dhe do t’ua çojmë prinderve. Ai eshte fëmija i të gjithëve, do ta nxjerrim jashtë”, është shprehur inxhinieri Angel Garcia Vidal. Fqinjët dhe të gjithë banorët e qytetit të vogël i kanë dhënë kurajo dy prindërve për të shpresuar tek një mrekulli . “Gruaja ime është thyer. Ne shpresojmë që të kemi një engjëll për ta nxjerrë nga atje”, ka thënë Jose Rosello, babai i Julien gjatë një prononcimi për mediat. 

Deri më tani është provuar se flokët u gjetën në atë që u hoq nga vendi, u konfirmua se i përkiste Julen, pas një prove paraprake të ADN-së. Përpjekjet e shpëtimit përfshijnë gërmimin në një pus paralel dhe një vrimë shtesë për të hapur një rrugë tjetër hyrjeje. Kompania suedeze që ofroi ndihmë për të ndihmuar në shpëtimin e 33 minatorëve kilianë që ishin bllokuar nëntokë për dy muaj në vitin 2010, ka  dërguar gjithashtu specialistë për të marrë pjesë në shpëtim.

Femija pusi Spanje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po luanin me top në trotuar/ Shoferi i ML-së humbi kontrollin, si u përplasën për vdekje 2 fëmijët në Durrës

15:18 / May 3, 2026

“Tërmet” në Spanjë/ Gruaja e kryeministrit Sanchez përballet me 4 akuza për korrupsion

22:19 / April 13, 2026

Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

21:38 / March 30, 2026

Nga reshje ekstreme shiu në përmbytje, mijëra të evakuuar në Spanjë

22:59 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.