Gjykata e Lartë në Spanjë ka dënuar nëntë lider separatistë të Katalonjës me dënime nga 9 në 13 vite burg për rolin e tyre në referendumin e pavarësisë së këtij rajoni në 2017.
Tre të tjerë u shpallën fajtorë për mosbindje, por nuk do të shkojnë në burg.
Të 12 politikanët dhe aktivistët kanë mohuar akuzat. Separatistët në Katalonjë planifikonin një mosbindje masive civile para vendimit.