Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Spartak Ngjela / A ju thashë? Doli fjala ime, pse hajdutët në Shqipëri sot janë të mërzitur

19:15 / February 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Spartak Ngjela

I thashë të korruptuarëve të mëdhenj të korrupsionit shqiptar: nuk do të pushtohet Ukraina; por do të vritet Putini.
l.
Ja, sot Putin mavria po tërhiqet.
Por më qesharak nuk është Putini, por një komedi e plotë ishte gëzimi i madh i korrupsionit të lartë shqiptar.

Ne qeshnim me ta; se ata e dinë ende Rusinë superfuqi ushtarake që të bën gjëmën. Po paratë për luftë ku i ka? – pyesja unë.
L’argent fait la guerre (paraja bën luftën) na ka thënë Napoleon Bonaparti. Epra; ku do t’i gjente paratë Putin ziu!!! Por, korripsioni i lartë i Tiranës qe gjithë shpresë.
Ushtria ruse, “e mbaroi stërvitjen” tha Moska sot, duke tërhequr trupat nga rrethimi i Ukrainës. Komedi… por vjedhësit tanë janë të mërzitur.

ll.Dhe tani, mendoj se Putini do të jetë në vështirësinë që ai vetë i krijoi pushtetit të tij. Ai e zhyti Rusinë në fronin e tij; sepse, në dy dekada, krijoi për veten një fron monarkik për shumë arsye. Por historia na ka thënë që: përreth fronit gjëmon gjithmonë rufeja.

E pra; a do t’i gjëmojë rufeja Putinit pas këtij dështimi qesharak? Të shohim. Po mërzitja e korrupsionit të lartë shqiptar si do të vijojë? Kjo në fakt është komedi e krijuar nga të temburit e mëdhenj të Shqipërisë. Dhe, frika do të rritet.
Po korrupsioni i lartë shqiptar? Suksesi i Joe Biden -it me Rusinë do përshpejtojë spastrimin antikorrupsion në Ballkanin Perëndimor.

lll. Hajdutë kaq të trashë si këta tanët, rrallë se mund të gjesh. Sot janë të mërzitur.
Zotërinj; pasi mbaruat pritjen e Rusisë dhe të Serbisë në Shqipëri dhe në Kosovë me gëzim; tani filloni pritjen me ankth të SPAK-ut.

IV. Po SPAK-u, kur do të godasë sërish në Tiranë? Gjithçka varet nga politika amerikane. Kurse shqiptarët po presin. Goditja e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri do të sjellë një vlerë të re për Amerikën në opinionin publik shqiptar. Dhe këtë duhet ta dijë politika amerikane… dhe kuptohet se ajo e di shumë mirë.
Pozicioni gjeografik i Shqipërisë ishte në përbërësit kryesorë të luftës që kërkonte të hapte Rusia kundër Ukrainës – kjo tani u shfaq botërisht. Dhe kjo është vlerë e rritur për shqiptarët.

Prandaj, kuptohet se eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë është një arsye politike e kohës; edhe për Shqipërinë, por edhe për politikën globale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me eliminimin e korrupsionit të lartë në Shqipëri, e humbet shpresën edhe Moska edhe Beogradi kundrejt Shqipërisë. Prandaj, kjo kohë historike e kërkon të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e republikës

17:39 / September 8, 2026

Kush e di verdiktin e 16 shtatorit?

16:40 / September 7, 2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

11:49 / September 7, 2026

GJKKO nuk mund të jetë zgjatim i 313-ës!

11:41 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.