Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Spartak Ngjela: Liria e lëvizjes e ka rritur vrasjen si krim

17:53 / October 19, 20243 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
spartak ngjela 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Spartak Ngjela

Sot vrasja është kthyer sërish në një gati fenomen. Është liria e lëvizjes që e ka rritur vrasjen si krim dhe ai po shkon që të bëhet fenomen. Te njerëzit: i dobëti hakmerret, i forti fal dhe i mençuri nuk të përfill fare. Albert Ajnshtajn

I.Kjo është jeta shoqërore dhe këta janë grupet shoqërore që njohin fjalën, konceptin dhe idenë. Hakmarrja ishte primitivizmi i njeriut në kohën që nuk jetonte nën një shtet, sepse ende nuk kishte dalë as shteti dhe as ligji. Shteti është ligj. Dhe ligji penal sot krimin e hakmarrjes e dënon shumë rëndë

Po, a ekziston ende krimi i hakmarrjes? Tek ne shqiptarët ka ekzistuar deri vonë dhe trajtohej nëpër kanune. Ose shtet dhe ligj, ose hakmarrje, kjo është tendenca që lufton krimin e vrasjes. Hakmarrja mbante ekuilibrin e jetës në Shqipëri me idenë: po vrave do të të vrasin. Kurse tani po spikat edhe vrasja për pronë e për biznes. Kjo e ka rritur shumë numrin e të vrarëve.

II. Komunizmi e goditi shumë rëndë krimin e hakmarrjes, dhe ky trajtim i rëndë penal e zbuti fenomenin e hakmarrjes që sundonte në Shqipëri. Kurse tani, krimi për hakmarrje thuajse është zhdukur. Vrasja ka qenë dhe mbetet një krim i rëndë në Shqipëri dhe kudo në Perëndim.

Diktatura që kaloi e neutralizoi krejt vrasjen si krim. Në Shqipëri arriti që vrasjet të numëroheshin me grushtet e dorës. Një vit, pati vetëm një vrasje, dhe ajo ndodhi në Krujë. Por, duhet thënë se shuarja e krimit të vrasjes nuk vinte nga ndërgjegjja shoqërore, por nga fryma e rreptë e diktaturës. Po sot? Sot vrasja është kthyer sërish në një gati-fenomen. Është liria e lëvizjes që e ka rritur vrasjen si krim dhe ai po shkon që të bëhet fenomen. Kjo ndodhi edhe si pasojë e korruptimit të pushtetit gjyqësor. Vetëm dënimi i ashpër e neutralizon krimin e vrasjes.

Por në Shqipëri sot është i dobët edhe zbulimi i vrasësit, sepse ai ka mundësi të largohet apo të fshehet me vite të tëra, por edhe ka paguar hetuesit e prokurorët e korruptuar. Prandaj është vendosur edhe dënimi në mungesë. Por, në favor të goditjes penale të vrasjes është edhe ekstradimi nga shtetet e huaja. Megjithatë krimi i vrasjes vijon të jetë jashtë një kriteri normal. Sepse këtë tani e kanë shtuar së tepërmi vrasësit me pagesë. Por dalja e SPAK dhe dënimet e ashpra për krimin e organizuar, kanë dhënë rezultat. Të shohim si do të vijojë kjo çështje, por duhet theksuar se zbulimi dhe arrestimi e dënimi për vrasjet e kryera, në Shqipëri është ende me probleme.

krimi spartak ngjela Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

PSD nën hetim për blerje votash në Korçë, kontrolle në disa banesa

20:29 / May 12, 2025

Krimet zgjedhore, policia kontrolle në banesat e përfaqësuesve të 4 subjekteve politike

19:33 / May 12, 2025

Hetimet për korrupsionin zgjedhor, Misioni i OSBE-ODHIR: SPAK luajti rol pozitiv

15:17 / May 12, 2025

Aksident i rëndë në aksin rrugor Himarë-Qeparo, përplasen dy shtetas të huaj me motor

13:40 / May 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.