Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Spartak Ngjela: Saliu frikacak. Nuk kishin pse shkonin në parlament, e arrestonin në flagrancë

15:04 / January 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjelaa 755x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokat Spartak Ngjela e ka cilësuar si një vepër banditeske sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike nga mbështetësit e Sali Berishës.

Në emisionin “Pikat mbi i”, Ngjela u shpreh se me veprimet e bëra të shtunën, Berisha ka kryer vepër penale dhe ndaj tij duhet të ngrihet padi. Ngjela shton se policia mund ta arrestonte në flagrancë dhe nuk kishte nevojë për marrjen e autorizimit nga parlamenti.

“Ishte një vepër banditeske. Pyetja është përse e do pallatin Saliu, kur ai thotë e kam partinë time. Shtëpinë e bën vet ti. Ka krijuar një organizatë terroriste por nuk ka argumentin juridik.

Deri tani nuk ka asnjë argument juridik që është kryetar partie. Pasi banda e tij të marrë godinën do të hyjnë në terror. E mori çfarë ndodh? Do të ndodh organizatë kriminale siç ndodh në vendet e tjera.

Thotë do vazhdoj, pse nuk shpall datë? Se çfarë po bëhet me atë tani nuk e di, por ai ndodhet në dorë të drejtësisë se ka bërë shkeljen. Nuk është më njeri i lirë as i pavarur le ç’vjen vërdallë. Isha në gjykatë më thanë që ishin dhe të arrestuarit aty sot.

Ç’rëndësi ka çfarë do bëhet e rëndësishme është që ai është në akuzë penale. Do ja ngrejnë apo jo nuk ja di. Ajo ishte flagrancë, nuk kishin pse shkonin në parlament. Nuk kishte asnjë deputet që i ngritën padi penale.

Duhet të kesh numër. A ja morën Bertinotit Partinë Komuniste, ja morën, po kishin shumicën.

Duhet të marrim mend Saliu nuk ka mendje politike, ka mendje dhune. Pyetja ime është ka shkelje ligji apo jo? Ka psikoz dhune Saliu dhe është frikacak, e njoh nga afër unë. Ka një pikëpyetje që ne nuk e dimë. Kush e vonoi gazin lotsjellës? Sa u fut Saliu brenda shpërtheu gazi lotsjellës”, tha Ngjela.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shty për shkak të protestave/ Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

15:16 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026

Smart City, rreth 3 miliardë lekë për teknologjinë në shërbim të sigurisë publike

11:34 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.