Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Speciale/ Rrëfimi rrënqethës i Durak Kurtit: “Burrat e armatosur të Gollobordës i shpëtuan jetën kryesocialistit”

17:22 / July 17, 20235 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
361673387 3491777757804980 3936369995427515336 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga New Yorku Durak Kurti rrëfen një histori tragjike të 27 viteve më parë. Ish kryekomunari i Ostrenit të largët, në rrethin e Bulqizës, së bashku me shumë burra të krahinës u bënë shpëtimtarë të kryesocialistit të Bulqizës Muharrem Kola, në vitin 1996. Agronomi dhe mësuesi Kurti nuk heziton të sjellë detaje të padëgjuara për ngjarjen kriminale, me sfond të qartë politik.

“Kam mbaruar studimet e larta për agronomi në Korçë dhe kam punuar edhe mësues në Gollobordë dhe Bulqizë. Në zgjedhjet lokale të vitit 1992 u zgjodha kryetar i komunës Ostren. Isha kandidat i pavarur dhe banorët e zonës më mbështetën masivisht”, thotë Durak Kurti.

Ai nuk e fsheh bashkëpunimin dhe njohjen që kishte me autoritetet e kohës, që nga ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali dhe deri te drejtuesit e subjekteve politike në Bulqizë, përfshirë edhe kryetarin e PS, Muharrem Kola.

“Me Muharremin, thotë Kurti, kisha njohje të mirë dhe gëzoja respekt të veçantë. Ishte burrë fisnik, i kompletuar, i thjeshtë, bashkëpunues. Pinim kafe herë pas here sëbashku. Duke qenë i pavarur në bindjet politike, krerët e partive kishin vëmendje të shtuar ndaj meje”.

Në memorien e ish kryekomunarit kanë mbetur zgjedhjet e Majit 1996. Pas largimit të Zhulalit si drejtues politik për qarkun e Dibrës Partia Demokratike dërgoi në këtë rajon Azem Hajdarin. Një “testimi” i çuditshëm e nxirrte atë fitues në këtë zone elektorale, e krijuar enkas për Hajdarin. Ndërkohë Partia Socialiste kishte caktuar si kandidat të saj  Luan Ramën.

Pa nisur ende fushata ndaj Durak Kurtit nisin presionet dhe shantazhet. Jo vetëm strukturat e PD-së, por edhe të SHIK-ut, Policisë dhe strukturave të tjera ushtrojnë trysni ndaj të zgjedhurit vendor. “Duhet të fitojmë mbi 95 % të votave”, ky ishte betimi i Azem Hajdarit.

“Një ditë isha në zyrën e komunës sëbashku me Luan Ramën. Në qendër të fshatit, te xhamija, organizohet një miting i PD-së. Aty ishte edhe Azem Hajdari. Një turmë vjen në drejtim të zyrës për t’na nxjerrë forcërisht prej aty. Nuk i lejova të hyjnë në zyrë dhe njerëzit e irrituar dhe nxitur u detyruan të largohen”, vijon tregimin e tij Kurti.

Episodet e atyre ditëve janë tronditëse. Në banesën e kryetarit të komunës mbërrijnë në mesnatë emisarë të Sali Berishës dhe i bëjnë me dije se: “Azem Hajdari është nipi i Berishës dhe ai do të fitojë thellë”.

Përplasja e parë ndodh në qendër të fshatit. Durak Kurti e ka pritur Hajdarin në lokal, kanë pirë kafe sëbashku dhe pastaj ka nisur tubimi elektoral. Teksa Hajdari e akuzonte kryetarin e komunës se po mashtronte banorët e zones dhe se po bën fushatë kundër tij, Kurti i ka rrëmbyer mikrofonin dhe e ka kundërshtuar publikisht. “Kam informacione të sakta nga “pëllumbat” e mi të SHIK-ut dhe Policisë se ju bëni fushatë në fshatrat e Ostrenit”, ka deklaruar Hajdari.

“Me 24 Maj 1996 Muharem Kola vjen në Ostren. I qeshur dhe mjaft i qetë takohet me strukturat lokale të PS. Ato ishin mjaft të organizuara. Ndërkohë njerëzit që shoqëronin Azem Hajdarin kishin nisur dhunën. Godisnin me grushte dhe rrihnin kë të mundnin nëpër fshatra”, shprehet Durak Kurti.

Suri Muça, djali i Ivzi Muçës ka parë në distancë momentin kur kryesocialisti i Bulqizës rrëmbehet forcërisht në fshatin Radovesh. Dhunohet keq dhe hidhet në greminë. Ish trajneri i mundjes dibrane pasi largohen banditët mbërrin në vendin e ngjarjes dhe me gomarin e tij e transporton Kolën drejt banesës. Lajmërohen të gjithë burrat e fshatit për ngjarjen e ndodhur.

“Më lajmëruan se është dhunuar kryetari i PS-së Bulqizë, pohon ish kryetari i komunës. Vajta menjëherë në shtëpinë e Ivzi Muçës. Mora me vete Kimet Kurtin dhe e porosita të bënte disa foto. Muharremin e kishin katandisur keq. Kullonte gjak i tëri. Sapo e takova m’u lut ta dërgojmë në Shupenzë, në fshatin e lindjes. Vërdallë vinin punonjës të SHIK-ut dhe Policisë dhe kërkonin të dinin rreth gjendjes së kreut socialist”.

Momenti kur është kryer transportimi i Muharrem Kolës drejt Shupenzës ka qenë mjaft i vështirë dhe delikat. Janë mbledhur burra dhe të rinj të fshatit. Duraku kishte me vete dhe vëllain. Pëllumb Muça, shoferi i autobusit të fshatit u tregua i gatshëm ta transportonte Muharrem Kolën për në shtëpinë e tij.

“Mes nesh kishte banorë që kishin marrë me vete çiftet. Gjatë rrugës na ndiqte një makinë e SHIK-ut. Porosita Pëllumbin dhe bashkëfshatarët të mos bënin asnjë veprim dhe të mos e hapnin derën e autobusit. Nuk u ndalëm askund. Pas mesnate e dërguan Muharremin pranë familjes dhe u kthyem. Të nesërmen mësuam se atë e kishin arrestuar dhe dërguar në Burgun e Tiranës”, thotë mes emocioneve Durak Kurti.

Pikërisht gjatë kësaj fushate elektorale kryetari i komunës Ostren Durak Kurti shkarkohet me një vendim të pakuptimtë të ish kryeministrit Aleksandër Meksi, ndërkohë që një kryekomunar mund të shkarkohej vetëm me dekret të Presidentit.

I detyruar nga zhvillimet politike dhe problemet e krijuara Durak Kurti 21 vite më parë vendos të emigrojë dhe sistemohet në New York.

/ Tirananews.al /

361633779 782969903551344 5177019038001409608 n
361644104 297075512883345 4639768393580472336 n
361668531 924403938659571 600520630179037993 n
361673387 3491777757804980 3936369995427515336 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.