Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Specialistja e ISHP, Tomini: Hiqet nga protokolli mbajtja e dorezave në bare e restorante

14:32 / July 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
doreza 750x375 1 696x348 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa vendi ynë po përballet me shifra ende të larta të rasteve me koronavirus, specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini theksoi se ky virus është bërë agresiv dhe ka zgjeruar fashën e moshave që prek.

Virusi tashmë ka tendencë të prek moshat e reja, edhe në këtë kohë kur temperaturat janë të larta

Po ashtu ajo saktësoi edhe disa paqartësi të shumë bizneseve, si bare, lokale apo dhe restorante, supermarkete, sa i takon mbajtjes së dorezave. Sipas saj, Komiteti Teknik ka vendosur që të heqë nga protokolli mbajtjen e dorezave. Ajo theksoi se askush nuk mund të gjobitet për këto raste.

“Aktualisht ne kemi hasur këtë javë me një trend të lartë të infeksionit të COVID. Duke nisur nga 24 orëshi i kësaj jave që shkuan në 107 raste të gjurmuara. Ky gjurmim ka sjellë që të evidentohen raste simptomatik, asimptomatik. Janë envidentuar dhe raste që kanë qenë kontakte, pra bëhet fjalë për transmetim komunitar. Një pjesë e rasteve janë asimptomatik. Zgjerimi i fashës së orarit tregon se ka transmetueshmëri 2.5-3 % dhe agresivitet më të lartë.

Komiteti i Eksperteve vendosi që maska të behej e detyrueshme, në çdo ambient të mbyllur. Pavarësisht se deri diku në institucione publike sipërfaqja të lejon të kesh distancë. Por kjo distancë edhe mund të zvogëlohet në disa raste. Ndaj është bërë e detyrueshme. Nëse nuk mbahet dhe evidentohet se nuk është mbajtur, ligji në fuqi ka vendosur një gjobë që është në vlerën e 2 mijë lekë të rejave. Duhet të bëhet një saktësim për mbajtjen e dorezave. Disa teori, jo të saktësuara sa i përket disa rekomandimeve, janë rrëzuar. Në disa studime të fundit dhe në rekomandimet e OBSH, kanë hedhur poshtë mbajtjen e dorezave, përjashto personelin mjekësor. Ndërkohë pjesa tjetër e popullatës, nuk duhet. Komiteti Teknik e ka përjashtuar nga protokolli mbajtjen e dorezave.

Heqjen nga përdorimi të vendosjes së dorezave, vetëm në rastet kur kemi përdorim në gastronomi, apo dhe nëpër kuzhina. Përdorimi i dorezave në bare dhe restorante është hequr nga komiteti. Maska është e detyrueshme që të mbahet në ambientet e brendshme. Ndërkohë ambientet e mbyllura, në institucione, në fasoneri, apo dyqane, është e detyrueshme. Në lokalet e natës, jo të gjithë pjesëtarët e tavolinës, nuk janë anëtarë të një familje. Maska është bërë një element i higjienës, por domosdoshmëri me detyrim. Edhe në club-et e natës, duhet detyrimisht përdorimi i maskës. Dalë nga dalë ne jemi në ditët ku po hyjmë në këtë zbatim, ku askund s’do të lejohet pa maskë në ambientet e brendshme.”, tha ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.