Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Spektakël rumun me 3 gola kundër Ukrainës

16:56 / June 17, 20245 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rumani Ukraine 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër sfidë e ”EURO 2024” u mbyll. Rumania ka arritur një fitore të merituar përballë Ukrainës në Mynih, me rezultatin 3-0. Sfida nisi mjaft fuqishëm nga të dyja kampet, teksa goli i parë u shënua në minutën e 29 nga Stanciu, i cili realizoi në një mënyrë fantastike.

Në pjesën e dytë, ishin sërish rumunët të cilët në harkun e 4 minutave shënuan dhe dy herë të tjera me Marin dhe Man, duke i prerë shpresat ukrainasve. Kështu Rumania shkon në kuotën e tre pikëve në Grupin E, në të njëjtin grup ku bëjnë pjesë dhe Belgjika me Sllovakinë.

Ndeshja

90’+2 Yaremchuk godet bukur dhe me lehtësi një top Brenda zonës, duke parë dhe daljen e portierit Nica. Por topi përfundon në styllën horizontale. Dëshpërohet Yaremchuk, dëshpërohen ukrainasit.

90′ Përfundon kohae rregull. Arbitri i katërt akordon 4 minuta shtesë.

86’ Ndryshime për Rumaninë, Stanciu, shënuesi i golit të bukur që ndryshoi gjithçka, largohet nga fusha. Kapiteni u zëvendësuaa nga Racovitan.

78’ Ukrainasit tentojnë me një goditje nga jashtë. Ashtu si pothuaj çdo ndërhyrje në ajër është Dragusin që e devijon duke e dërguar tek porta e tij, por pa problem për portierin rumun Floran Nica.

77’ Goditja e parë në portë për ukrainasit nga Sudakov. Por portieri Florin Nica është në lartësinë e shokëve të tjerë të skuadrës dhe e dërgon topin në goditje nga këndi.

75′ Marin dhe Dragus zëvendësohen nga Puscas dhe Rus. Të dy lojtarët e zëvendësuar përveç detyrave të tyre sulmuese kanë harxhuar shumë energji duke ndihmuar mbrojtjen.

68’ Konoplya rrëzon Miahilian dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Rumania fiton gjuajtje të lirë. Dhe Stanciu “fshikullon” rrjetën anësore të portës

63’ Stepanenko, Shaparenko dhe Tsygankov largohen nga fusha, në vend të tyre Brazhko, Yaremchuk dhe Yarmolenko.

62′ Denis Man largohet nga fusha, në vend të tij Iannis Hagi. Mihaila në fushë në vend të Coman.

57′ GOL!!!! Denis Dragus shënon golin e tretë. Gjithçka duket kaq e thjeshtë për rumunët. Arbitri shikoi në VAR golin e tretë të Rumanisë për një pozicion të mundshëm jashtë loje, por gjithçka e rregull. Shumë gëzim për tifozët dhe lojtarët e Rumanisë.

56′ Lunin realizon një pritje të bukuir dhe e dërgon topin në goditje këndi.

53’ Razvan Marin shënon nga jashtë zone, i ndihmuar dhe nga mungesa e vëmendjes së portierit Lunin.

50’ Në fillim të kësaj pjese të dytë është e njëjta situatë e cila u përsërit pothuaj gjatë gjithë pjesës së parë. Ukrainasit janë më kërkues por janë të paqartë në finalizimet e aksioneve. Mydryk është mjaft aktiv për ukrainasit në të majtën e sulmit.

46′ Nis pjesa e dytë. menjëherë rumunët tentojnë të rrezikojnë portën ukrainase

45’+2 Rumania u tregua pragmatiste duke kundërsulmuar dhe mbrojtur me kujdes. Ukraina nga ana tjetër ndonëse krijoi shumë volum loje nuk arritr të godasë asnjëherë në portë.

45′ Janë dy minuta shtesë për këtë pjesë të parë. Rumunët administrojnë lojën.

42’ Marco Marin për disa minuta lë fushën pas përpasjes me kundërshtarin.

39’ Kapiteni rumun Stanciu prej goditjes nga këndi godet shtyllën horizontale të portës së Lunin. Kësaj herë Lunin ishte në fat, pas nëse topi do të shkontë në rrjetë, so të ishte një gol olimpik, gola të cilët shënohen shumë rrallë.

35’ Dragushin largon me kohë një krosim të ukrainasve, duke rezikuar të realizojë autogol, por fatmirësisht për rumunët vetëm goditje nga këndi.

34’ Goditje dënimi, kapiteni rumun Stanciu dërgon topin në zonë, mbrojtja ukrainase e largon në goditje këndi për rumunët.

29′ GOOOOL! Kapiteni Nicolae Sanciu shënon nga 21 metra.

28’ Denis Man kryen goditjen nga këndi për rumunët të cilët pretendojnë për parregullsi në zonën ukrainase por arbitri lejon lojën.

21’ Goditja e parë nga këndi për ukrainasit, por rumunët vijonë të jenë hermetik në mbrojtje.

18’ Rumania luan “vertikalisht”, me pak pasime shkon drejt portës ukrainase. Rumunët dalin shpejt përpara por sulmuesi ose lojtarët e tjerë të avancuar nuk kanë mbështetje të mjaftueshme për të vijuar më gjatë sulmet dhe të paraqesin më shumë rrezik.

16’ Ende Ukraina ia ka dalë mbanë të kontrollojë topin, por pa rezultat pasi gjitha ende barazim.

12’ Përsëri një top i gjatë në mbrojtjen rumune gjen sulmuesin Dovbyk. Por Dragusin është menjëherë aty për të bllokuar goditjen e Dovbyk.

9’ Dragusin i saktë në ndërhyrje dhe gjunjëzohet shumë më tek topi, duke bllokuar kundërshtarin Zabarnyi.

8’ Coman tenton nga mbi 25 metra por gjuajtja është qëndrore dhe portiere ukrainas Lunin e pret pa problem.

5’ Të dy ekipet janë të kujdesshme në këto minuta të para dhe tentojnë të luajnë me topa të gjatë që shkojnë drejt portave kundërshtare.

3’ Një top i gjatë për Dovbyk, shkon pas shpinës së mbrojtësit rumun Dragusin, por Dovbyk mund ta ulë plotësisht me këmbë dhe topi kontrollohet nga portieri rumun.

1′ Ukrainasit menjëherë kërkues, me vertikalizime por nuk arrijnë ta përfundojnë aksionin. Mudryk, i cili lëvizi në gjithë vijën e zonës së reptësisë të mbrojtjes rumune, por nuk mund të gjejë një “korsi” gjuajtjeje apo pasimi për shokët.

1′ Nis ndeshja, topin e parë e shkelmojnë ukrainasit.

Rumania: Nita, Bancu, Burca, Dragusin, Man, Ratiu, Razvan Marin dhe Marius Marin, Coman, Stanciu, në sulm Dragus.

Ukraina: Andriy Lunin, Konplya, Zinchenko, Zabarnyi, Matviienko, Stepanenko, Shaparenko, Sudakov, Mudryk e Tysgankov, Artem Dovbyk.

euro 2024 ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BBC: Ukraina intensifikon sulmet ndaj autokolonave ruse me dronë me inteligjencë artificiale

12:31 / May 30, 2026

Ukraina paralajmëron Bjellorusinë: 500 objektiva në listë nëse Lukashenko i bashkohet luftës së Putinit

13:27 / May 27, 2026

Zelensky kundër propozimit të Merz: Ukraina meriton të drejta të plota në BE

12:46 / May 26, 2026

Ukraina flet për sulme të reja ruse/ Zelensky: Luftimet vazhdojnë pavarësisht armëpushimit

22:40 / May 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.