Spinaqi toksik ka shkaktuar një alarm urgjent shëndetësor në Australi pasi njerëzit që e konsumuan atë pësuan sëmundje të rënda dhe halucinacione.
Deri më tani, nëntë persona kanë pasur nevojë për kujdes mjekësor pasi kanë ngrënë spinaqin e vogël të Riviera Farms nga Costco.
Një zëdhënës i Riviera Farms tha se ata kishin marrë masa menjëherë, duke kërkuar nga dyqanet që t’i hiqnin ato nga raftet. Të gjithë të prekurit deri më tani janë nga Sydney, tha NSW Health, por ka njoftuar autoritetet në shtetet e tjera, ndërsa ka nisur hetimet përkatëse për rastin.
