Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Spiropali: Ardhja e Blinken në Shqipëri e çoi vendin shumë lart, e shohin me interes gjeostrategjik

21:52 / February 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elisa Spiropali, Ministre për Parlamentin, e ftuar në Top Story e quajti ardhjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë, si një gur kilometrik në marrëdhëniet me SHBA, duke thelluar edhe më shumë partneritetin mes dy vendeve.  

“Interesi i Shqipërisë dhe Qeverisë përputhen, dua të them me bindje që ky takim ishte një gur kilometrik me marrëdhëniet me SHBA dhe një thellim i partneritetit tonë strategjik, një marrëdhënie që është thelluar sa i takon çështjeve që sigurisë, paqes në rajon, faktorit ndërkombëtar, rolin në botë dhe unë besoj se Shqipëria ka rolin e saj në gjithë këtë kuadër”, tha Spiropali.

Ministrja theksoi rolin e vendit tonë në qëndrimin e mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB, si partnere e SHBA, në krah të Ukrainës dhe rolin e rëndësishëm në NATO.

“Shqipëria sapo ka dalë nga një detyrë e kryer në mënyrën më të lartë të mundshme në Këshillin e Sigurimit, si partner i SHBA, ka dëshmuar që është një partnere e vendosur e SHBA dhe vendeve të. Është një partnere e besuar në NATO dhe posaçërisht vitet e fundit, ku ka pasur nevojë për të shtuar buxhetin, ne kërkojmë siguri por edhe japim siguri, siç është strehimi i afganëve dhe për të vijuar për të gjithë partneritetin që na kanë dhënë, duke e parë Shqipërinë si një interes gjeostrategjik. Shqipëria është një vend ku kemi bazën më të rëndësishme të NATO-s por edhe në gjithë Evropën lindore dhe reforma në drejtësi nuk mund të ishte bërë pa mbështetjen e fortë të SHBA”, u shpreh ministrja.

Kryeministri Edi Rama ia ka deleguar ministres Elisa Spiropali interpelancën që kërkoi opozita, por u kundërshtua nga deputeti Agalliu, i cili tha se Rama nuk mund të fshihet pas Spiropalit. E pyetur nga Grida Duma për një koment, Spiropali tha: “Unë jam ministre pa xhep, unë atë detyrë atë punë bëj, kam bërë edhe herë të tjera interpelanca në Kuvend. Më vjen keq për kolegun Agalliu që iu bërtit dhe iu shkel mikrofoni në mënyrën më të shëmtuar.  Nuk e kuptoj pse e kanë këtë drojën që të mos reagojnë deputetët e opozitës.”

blinken Elisa Spiropali Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.