Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Spiropali-Berishës: S’keni pranuar asnjë humbje, oferta juaj për shqiptarët ka qenë balta mbi kundërshtarin

13:42 / June 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20230525144457673
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja Elisa Spiropali nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në fjalën e saj në Kuvend, Spiropali tha se nuk ka pranuar asnjëherë humbjet, duke shtuar se oferta e opozitës për shqiptarët është vetëm balta mbi kundërshtarin.

“Të pranosh humbjen është po aq e rëndësishme. Ju nuk keni pranuar asnjë herë humbje, ju keni vetëm diskursin; ‘lufta nis tani’. Oferta juaj për shqiptarët ka qenë balta mbi kundërshtarin duke sjellë si alternative 3 personat më të urryer në Shqipëri, Iliri, Saliu dhe Monikën.

Nëse doni ta dini përse keni humbur në Kamëz mjafton të shkoni të shihni se si e latë ju Kamzën dhe se si është tani. Pas humbjeve që pësoni, vijnë humbje edhe më të thella përmes votimit manual, si në Shkodër, është votë plebishitare kundër jush. Sërish fajin sipas jush e ka çdokush tjetër përveç jush. Ju do të shpallni revolucionin, keni arritur deri aty sa të mallkoni shqiptarët që nuk ju votuan ju, si në rastin e Tiranës.

Zgjedhjet e 14 majit i kanë dhënë PS-së një barrë shumë më të madhe se ato të 4 viteve më parë. Humbja juaj sot është më e madhe se 2019 ku nuk morët pjesë farë. Kjo fitore flet shumë për punën dhe ofertën tonë”, tha Spiropali, duke shtuar: “Rrini brenda kufijve të Republikës dhe mos kaloni Morinë sa herë keni hallet tuaja. Nuk i kontrabandoni dot hallet tuaja në kurriz të Kosovës”.

Berisha kuvend spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.