Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropali e thotë troç: Të tjerë drejtorë rajonal e lokal do të shkarkohen

21:27 / January 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka paralajmëruar se pas Afrim Qendros dhe Klodian Gradecit priten të tjera ndryshime.

E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Spiropali tha se këto ndryshime janë mëse normale kur ndryshohen ministrat dhe nuk kanë lidhje me skandalin “DH Albania”.

Spiropali nënvizoi se: “Ndryshimet janë krejt normale në një proces reformimi të qeverisë. Jemi 7 ministra të rinj dhe padyshim do të kemi drejtorë në sektorë të caktuar. Ne besojmë se është bërë shumë punë, por mund të shfrytëzojmë edhe potenciale të tjera. Ndryshimet janë në vazhdën e ndryshimeve që kanë ndodhur dhe besoj do të ndodhin, do të dëgjoni raste të tjera. Puna e atyre që kanë qenë nuk mund të mohohet. Me ndryshimin e ministrave ka lindur nevoja edhe për pjesën tjetër të administrates”.  

Spiropali tha se për qeverinë, PPP-të janë një mjet i rëndësishëm për të realizuar projekte në të mirë të qytetarëve, ndërsa opozita synon të godasë këto projekte.

Ajo shtoi: “PPP ne i konsiderojmë një mjet të rëndësishëm për të realizuar projektet në të mirë të qytetarëve. Tentativa për ti kriminalizuar PPP është një qasje e dështuar e opozitës që synojnë të godasë projektet që realizojnë. Ka shumë gënjeshtra dhe shpifje, ajo që ne dimë është se PPP do të sigurojë që ne të kemi rrugën e Arbrit në 3 vjet, rrugën Orikum-Llogara, Milot-Balldren dhe një sërë projektesh të tjera që ndryshe nuk do të ishin bërë. Nga analiza që ne kemi bërë për këto projekte, ajo që kanë thënë sot apo edhe dje për rrugën Thumanë-Kashar tregon që ata nuk i kuptojnë ose qëllimisht i deformojnë”.

drejtoret spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Salla: 4.3 km ndërhyrje në argjinaturën e lumit Devoll për mbrojtjen nga përmbytjet

17:01 / September 27, 2026

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president

16:39 / September 27, 2026

Të hënën Konferenca Ndërparlamentare, në fokus zgjerimi i BE dhe integrimi i Shqipërisë

12:59 / September 27, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.