Pas vendimit për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve, Presidenti i Republikës është përfshirë në një valë kritikash nga opinioni publik, si dhe është përballur me akuza të drejtpërdrejta nga konstitucionalist të shumte, por edhe thumbuar nga drejtues të lartë të qeverisë ‘Rama’, ashtu si dhe mga vetë Kryeministri.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh edhe Zëdhënëse e Këshillit të Ministrave, përmes një postimi në twitter e ka cilësuar si qesharak vendimin dhe justifikimet e Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve duke shkruar se: “E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thote Presidenti i Shqiperisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin”.
Në kundërpërgjigje të këtij statusi ka reaguar aktori i humorit Bes Kallaku, i cili njihet për simpatinë e tij ndaj Presidentit Meta.
Ai shkruan:

