Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në seancën plenare se e gjithë kjo zhurmë që bën opozita në Kuvend, është frika e Sali Berishës edhe nga hetimet për 21 janarin. Ajo tha edhe se revolucionin e bilbilave po e udhëheq Edmond Spaho.
“Nuk po lejoni zhvillimin e një mocu9oni me debat për këtë temë për t’i dhënë një herë e mirë kapak kësaj historie që nuk ka lidhje me ne por me situatën tuaj. Ju jeni kthyer në ndihmës të “non-grata-s”.
Jeni kthyer në qiririn e një njeriu që kurrë s’ka më shans të rikthehet në piramidën drejtuese të vendit. Nuk është rastësi duke pasur parasysh që sot familjarë të viktimave 21 janarit kanë depozituar provë të re. Me atë ka lidhje kjo sjellje juaj. Revolucioni i bilbilave po e udhëheq Edmond Spaho”, tha Spiropali.
