Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Spiropali: Ndihmuam qytetarët dhe biznesin gjatë pandemisë, ekonomia këtë vit shënon rritje

11:45 / January 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Elisa Spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherazi Drejtuesja politike e PS për Qarkun Tiranë, deklaroi se sipas raportit të Bankës Botërore, Shqipëria në 2021 do të njohë një rritje ekonomike 5.5% si pasojë e përballimit të krizës në 2020.

“Dy paketat ekonomike kanë qenë ndihmëse për biznesin e madh dhe të vogël, edhe për biznesin familjar dhe janë me mijëra që kanë marrë pagën e luftës. Janë me mijëra biznese që kanë përfituar nga të dyja paketat ekonomike. Nuk kanë qenë pak, por 450 milionë dollarë dhe sipas Bankës Botërore, Shqipëria dhe Serbia kanë patur fondin më të madh sa i përket përballimit të pasojave të pandemisë. Raporti i fundit i Bankës Botërore i cili citon shumë qartë që dy vendet që do të kenë rritjen më të madhe ekonomike në 2021, si pasojë e përballimit me sukses të krizës së 2020, janë Shqipëria dhe Mali i Zi. Përkatësisht Shqipëria pritet ta ketë rritjen ekonomike 5.5% në mos 6 dhe thuhet aty specifikisht, dyfishin e vendeve të tjera të rajonit. Unë po ju them me përgjegjësi të plotë’’, u shpreh Spiropali.

Spiropali shtoi se “kemi edhe 248 mijë vende pune më shumë, janë njerëz të regjistruar në vende pune”.

Në një bilanc politik të 2020, Spiropali u shpreh se qeveria aktuale “ka ndryshuar fytyrën e qarqeve të dëmtuara rëndë nga tërmeti. Kjo bëhet me vizion. Kjo bëhet me një lider që di të drejtojë, kjo bëhet me një ekip, me një program. Nuk bëhet kjo me një çetë që del në rrugë dhe madje janë dy çeta që nuk po dinë kë kanë kapedan në çetë”.

“Ne na vranë në 21 Janar dhe dolëm më 28 janar me lule. Na vranë në 21 Janar dhe dolëm me lule. Pas një jave, dolëm me lule në bulevard, me trëndafila. Këta të hedhin molotov ndaj institucioneve edhe kur je duke u përkëdhelur kokën. Bojkotuan parlamentin dhe zgjedhjet, është kosto për Shqipërinë. Dhe kryetari i njërës prej çetave që ka marrë peng edhe një institucion më të lartë të shtetit, çdekretoi zgjedhjet. E padëgjuar, e paparë në historinë botërore: të bojkotosh zgjedhjet dhe të caktosh një datë që nuk e respekton as partia jote. Atë datë e caktoi presidenti’’, tha më tej Spiropali.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.