Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Spiropali: Në Kamëz do të vuloset fitorja historike e mandatit të tretë me kryeministër Edi Ramën

12:42 / August 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spiropali kamzes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi edhe kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali tha sot në Kamëz se vuloset fitorja historike e qarkut Tiranë për mandatin e tretë të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës Kryeministër.

Ministrja Spiropali ndërsa ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e shkollës “Halit Coka” në bashkinë Kamëz u shpreh se, “Kamza është dëshmi e gjallë se si qeverisim ne në krahasim me kundërshtarët. Për ta, Kamza ishte një geto-bastion. Për ne është një qytet me të ardhme”.

E shoqëruar nga kryebashkiaku Rakip Supi, dhe deputeti Eljo Hysko, Spiropali vizitoi disa nga investimet në Kamëz.

STATUSI I PLOTË:

Në #KAMËZ vuloset fitorja historike e #QarkutTiranë për mandatin e tretë të Partisë Socialiste me Kryeministër Edi Ramën.

Kamza është dëshmi e gjallë se si qeverisim ne në krahasim me kundërshtarët. Për ta, Kamza ishte një geto-bastion. Për ne është një qytet me të ardhme.

Bashkë me Rakipin dhe Eljon, vizituam një pjesë të vogël të investimeve të mëdha në Kamëz.

Rikualifikim urban i bllokut në qendër të Kamzës si dhe kantierët e #Rindërtimit të shkollës ‘Halit Coka’ në Bathore dhe kopshtit ‘Lidhja e Prizrenit’ në Paskuqan janë vetëm disa nga punët moderne dhe transformuese që po përvijojnë në këtë zonë.

Në total janë plot 20 shkolla dhe kopshte të cilat do t’i shtohen infrastrukturës cilësore arsimore dhe do të mirëpresin me qindra fëmijë e nxënës të Kamzës.

Për Kamzën qeveria dhe bashkia po investojnë më shumë seç është investuar në 30 vite. Të bindur se të rinjtë dhe fëmijët e Kamzës meritojnë një të ardhme më të mirë, ngritur edhe mbi sakrificën e prindërve të tyre.

Bashkë #PërKamzënqëduam #PërShqipërinëqëduam🌹

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje për bashkim të partive opozitare: Asnjë nuk përjashtohet, as ata që janë kundër PD-së

19:40 / November 17, 2026

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Edi Rama nderohet në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

10:46 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.