Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, që i hap rrugën anëtarësimit në BE.
Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja shkruan se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Evropian.
Postimi:
Do kthehemi në shtëpi!
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Evropian.
Ata që klithin por s’dëgjohen, shpifin por nuk turpërohen, ata që në këtë moment historik të kombit nuk gjejnë arsye të gëzohen, do harrohen shpejt bashkë me marrëzitë e tyre aventurore për ta kthyer pas orën e Historisë.
Shqipëria po bëhet.
Edhe për inat të tyre.
Edhe për të mirën e tyre dhe të gjithëve.
Forca Shqipëri, me Ty gjithmonë!