Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Italisë mike, Fabrizio Bucci.
Spiropali nga ana e saj ka falënderuar ambasadorin për ndihmën që Italia i ka dhënë Shqipërisë. “Falënderimi është pak për mbështetjen e jashtëzakonshme që Italia i ka ofruar Shqipërisë”, tha ajo.
Po ashtu, Spiropali shtoi se “një traditë e hershme që nuk ndryshoi kah as gjatë momenteve të vështira të tërmetit e as gjatë pandemisë, ku asistenca dhe eksperienca e çmueshme e mjekëve dhe infermierëve italianë ishte dëshmi vëllazërie dhe mirënjohjeje reciproke ndaj Shqipërisë, e cila dërgoi e pakushtëzuar ekipin e saj të mjekëve dhe infermierëve, në kohën kur Italia përjetoi momente tmerri nga armiku i padukshëm”.
Gjithashtu, Spiropali tha se “vëmendje gjatë takimit pati edhe Reforma Zgjedhore e dialogu produktiv, si mundësi e artë për konsolidimin e rrugës së reformave dhe progresit për ardhmërinë europeiste të Shqipërisë”.
