Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Spitali i ri psikiatrik në Elbasan, Koçiu: Strukturë moderne dhe funksionale, do të akomodohen 70-80 pacientë

16:06 / August 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spitali7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në qytetin e Elbasanit është drejt përfundimit projekti i Spitalit të ri Psikiatrik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga projekti i këtij spitali. “Një strukturë e re jo vetëm moderne, por edhe funksionale sipas koncepteve bashkëkohore të menaxhimit spitalor. Godina do të jetë prej 3270 m² dhe do të akomodojë 70-80 pacientë, me 26 dhoma, 2 mensa e 2 dhoma rekreacioni”, tha Koçiu.

Koçiu u shpreh se “mbetemi të angazhuar për të investuar në shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarëve. Shëndeti mendor është një prioritet kritik për shoqërinë në tërësi”. Përveç investimit në infrastrukturë, mobilim dhe pajisje, për MSHMS është e rëndësishme që të vijohet edhe investimi në kapacitete humane, që do të thotë në trajtimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafeve që shërbejnë në këto struktura spitalore me protokolle shëndetësore të miratuara tashmë.

Në buxhetin e vitit 2024 janë parashikuar investime të rëndësishme për fuqizimin, përmirësimin dhe forcimin e kapaciteteve infrastrukturore në shërbimin për të sëmurë të shëndetit mendor. Sipas MSHMS-së, me rëndësi është edhe trajnimi i vazhdueshëm i stafit për t’u ofruar shërbim sa më dinjitoz pacientëve që janë të shtruar në këto struktura spitalore.

Spitali Psikiatrik i Elbasanit, Spitali Psikiatrik i Vlorës dhe 60 qendra shëndetësore i shtohen infrastrukturës shëndetësore tërësisht të rehabilituar dhe që do të përfundohen brenda vitit 2024, investime të buxhetit të shtetit, por dhe me mbështetjen e Bankës Botërore.

Albana Koçiu Spitali i ri psikiatrik në Elbasan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.