Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Spiunazh në shërbim të regjimit iranian, SPAK nis kontrollet në Laç, Lezhë dhe Fushë-Krujë

12:32 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
regjimi iranian SPAK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme vijon Kontrollet dhe punën për identifikimin e personave të dyshuar si të përfshirë për aktivitet spiunazhi dhe aktivitet terrorist në Shqipëri kundër MEK. Përveç kontrollit të banesave të disa shtetasve dhe marrjes në pyetje të 11 personave të tjerë, ish-anëtarë të MEK, SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Laç dhe Lezhë e Fushë-Krujë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet spiunazhi.

Referuar hetimeve të deritanishme të SPAK, dyshohet se personat e vënë nën hetim kanë qenë të rekretuar nga Ministria e Brendshme e Iranit. Hetimet e SPAK nisën pas marrjes së indicieve se disa persona po përgatisnin një rrjet agjenturor dhe kishin krijuar një shoqatë në Shqipëri, ku qëllimi ishte marrja e informacioneve për jetesën e muxhahedinëve që jetojnë në kampin në Manëz.

Në këtë rrjet spiunazhi dyshohet se ka edhe shtetas shqiptar. Deri më tani nuk ka asnjë person të ndaluar apo dëbuar lidhur me këtë çështje, ndërkohë që sipas SPAK të gjithë të dyshuarit po mbahen në mbikqyrje nga anti-terrrori dhe agjentë të BKH-së.

20 iranianë, ish-anëtar të MEK, janë nën hetim nga SPAK për spiunazh në shërbim të regjimit iranian. Pjesa më e madhe e tyre janë nën hetim që prej 3 vitesh. Fjala është për ish-anëtarë të organizatës së muxhahedinëve iranianë të cilët janë shkëputur nga kjo organizatë dhe që tanimë dyshohet që po kryejnë aktivitet të ndaluar brenda territorit të vendit tonë për llogari të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shërbimeve sekrete atje.

GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK duke lejuar kontroll të 4 zyrave, 8 apartamenteve me qira e disa objekteve ku këta qëndronin e kryenin aktivitete të ndryshme. /Report Tv/

regjimit iranian spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ Ibrahimaj: Shërbimi i Postës Shqiptare nuk do të ndalet, qytetarët mund t’u drejtohen filialeve të tjera

11:47 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.