Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spiunazhi rus, i interesuar për bazat shqiptare

17:01 / March 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baza e kucoves
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historia e aktivitetit te spiunazhit rus në Shqiperi, është e hershme.

Prej vitesh, diplomat të kësaj ambasade në Tirane kanë kërkuar të rekrutojnë për fushën e Mbrojtjes. Historitë, të paktën ato të dokumentuara, nisin në vitin 1998, kur Atashe Ushtarak i Ambasades Ruse në Tiranë, emërohet Igor Sergun.

Një ushtarak karriere, i nderuar me shume dekorata në vendin e tij Sergun shërbeu në Shqipëri, në periudhën e luftës së Kosovës. Në vitin 2011, Sergun dekretohet nga Vladimir Putin në krye të GRU-së, Shërbimit Informativ të Ushtrise Ruse.

Detyrë të cilën ai e mbajti deri me 3 janar 2016, ditë në të cilen ai vdiq. Vdekje, e cila u mbulua me mister dhe ku u aludua shumë mbi shkaqet. Por historia vazhdon.

Vizion Plus raporton duke iu referuar 4 dokumenteve të viteve 2005 – 2007, të cilat jane të deklasifikuara tashmë, ku tregohet roli i shërbimeve ruse, por jo vetëm.

Në keto informacione janë të përfshira dhe sherbimet malazeze dhe ato serbe. Por deri me sot janë deklasifikuar vetem shkresat përcjellese, jo informacioni i transmetuar në to.

Shkresa e parë e datës 8 Mars 2005, e firmosur nga kreu i Sherbimi Informativ te Shtetit të kohës, Bahri Shaqiri dërgon materialin me temë: “Aktivitetet aktuale të sherbimeve sekrete serbe, malazeze dhe ruse ndaj Shqipërise”, informacion ky i kërkuar nga Zyra e e Sigurise e NATO-s.

Me pas ky dokument, i cili ende vijon të jetë i klasifikuar, i përcillet Ambasadorit te Shqiperise në NATO në atë kohë, Ilir Boçka, për ta dërguar atë prane zyres së Sigurisë së NATO-s. Por dukumenti i cili hedh dritë mbi aktivitet spiunazhi nga përfaqësues ushtarak rus ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërise, mban datën 2 maj 2007 dhe është firmosur nga Ministri i Mbrojtjes i kohës, Fatmir Mediu.

“Që nga viti 2005 e në vazhdim përfaqësues ushtarak të trupit diplomatik rus në Shqipëri zhvillojnë veprimtari në formën e spiunazhit në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura duke u përpjekur të rekrutojnë individë me akses në informacionin e klasifikuar me qëllim që të sigurojnë informacion mbi informacionin e klasifikuar kombëtar dhe të NATO-s; kapacitetet mbrojtëse të FA; planet e bashkëpunimit me NATO-n dhe vendet anëtare të saj; marrëdhëniet e bashkëpunimit me NATO dhe SHBA; për database të personelit, të hierarkisë ushtarake dhe të emërimeve të ndryshme.” 20 ditë më pas, ky informacion i hartuar nga Shërbimi Informativ Ushtarak, i është dërguar ambasadorit tonë në NATO, për ta përcjell atë përsëri në Zyrën e Sigurisë së Aleancës.

Dokumentet edhe pse jo te deklasifikuara plotësisht, tregojnë qartë një interes të Rusise mbi te dhenat e ushtrise shqiptare dhe marredheniet e saj me vendet e tjera te NATO-s. Interes ky, që padyshim është rritur pas antarësimit të vendit tonë në Aleancë.

Ky akvititet pritet të jetë akoma edhe me i madh, për shkak se NATO do të ketë edhe bazën e saj ajrore në Shqipëri.

Vetëm një ditë më parë kreu i SHISH Helidon Bendo raportoi në komisionin e sigurisë duke dhenë alarmin për rritjen e ndikimit rus në administratën e lartë shtetërore.

atashe ushtarak Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Homazhe në nder të efektivit Enea Mekolli/ Koçiu: Ngjarje shumë e rëndë humbja e jetës së dëshmorit të atdheut

12:11 / June 5, 2026

Ulet çmimi i karburanteve/ Nafta dhe benzina do të shiten 3 lekë më pak

11:22 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.