Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Spiuni” ishte nga Durrësi/ Si u kapën gjobëvënësit kur po i merrnin këstin e eurove, biznesmeni

21:08 / August 1, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjobevenesit durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja nga aksioni që vuri në pranga tre persona, pasi i vendosën 50 mijë euro gjobë biznesmenit nga Durrësi.

Dy persona nga Kruja dhe një nga Durrësi janë vënë në pranga në momentin që po i merrnin një shumë prej 5 mijë eurosh biznesmenit të kanosur në vendin e tij të punës.

ARRESTIMET

Në një superaksion të Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda, u arrestuan në flagrancë Lulzim Zalla, 45 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve, ndaj personit Egi Shullazi, 26 vjeç, banues në Krujë dhe Klodjan Estrefi, 39 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kanosur dhe dhunuar biznesmenin N.L. nga qyteti i Durrësit, i kanë vendosur një gjobë prej 50 mijë eurosh. Policia nuk jep më shumë detaje rreth aktivitetit të biznesmenit apo identitetit e tij të plotë, me qëllim që të ruajë privatësinë e tij. Fillimisht mësohet se janë arrestuar në flagrancë Egi Shullazi dhe Lulzim Zalla, ndërsa më pas është vënë në pranga dhe Klodjan Estrefi, i cili dyshohet të jetë edhe personi që ka bërë koordinimin mes gjobëvënësve dhe biznesmenit durrsak. Arrestimi i tre të akuzuarve për akuzën “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” erdhi pas mbajtjes në përgjim.

Policia ndërhyri në momentin kur Shullazi dhe Zalla po takonin biznesmenin për t’i marrë shumën prej 5 mijë eurosh. “Pas një hetimi me metoda speciale, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar ‘Gjobëvënësit’, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: L.Z., 45 vjeç, banues në Fushë- Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve, ndaj personit E.Sh., 26 vjeç, banues në Krujë; K.E., 39 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës. Arrestimi i tyre u bë, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëritjetrin, me anë të kanosjes dhe dhunës kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50000 eurosh shtetasin N.L., banues në Durrës. Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes Policia sekuestroi shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar nga shtetasi N.L.”, bëhet e ditur nga Policia.

DENONCIMI

Biznesmeni nga Durrësi, prej disa kohësh ishte vënë në shënjestrën e grupit kriminal, të cilët e kishin kanosur dhe i kishin vënë një gjobë prej 50 mijë eurosh. Ai ishte kontaktuar nga tre të arrestuarit, të cilët e kishin kërcënuar se nëse nuk ua jepte paratë, do të ekzekutonin atë dhe familjen e tij.

Ai u ka thënë atyre se nuk i kishte 50 mijë eurot që ata kërkonin dhe nga frika kishte pranuar t’u jepte nga 5 mijë euro me këste. Disa këste gjobëvënësit kishin arritur t’i merrnin, por kanë rënë në prangat e Policisë teksa ishin duke marrë këstin e radhës. I gjendur i kërcënuar, biznesmeni iu drejtua Policisë për ndihmë. Kjo e fundit bashkëpunoi menjëherë me Prokurorinë për Krime të Rënda, që nisën edhe hetimet e përgjimet mbi grupin kriminal dhe aktivitetin e tyre. Pasi u bindën rreth pretendimeve të biznesmenit, Prokuroria organizoi operacionin për arrestimin e tyre.

Durresi spiuni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.