Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Spotify lançohet dhe në Shqipëri, ja çfarë duhet të dimë

13:29 / July 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spotify
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke nisur nga dita e sotme shërbimi muzikor Spotify do të jetë i aksesushëm në 13 vende të tjera, përfshi këtu Shqipërinë dhe Kosovën.

Anabel Magazine ka bere nje permbledhje se cfare duhet te dime per kete aplikacion.

Spotify, i themeluar në Suedi në vitin 2006, është një shërbim transmetimi muzikor dhe shërbimesh të tjera mediatike. Platforma është një shërbim fremiun (free & premium) – që do të thotë se ofrohet falas, por edhe premium, që përfshin të gjitha produktet dhe shërbimet që ofrohen me pagesë. Shërbimi falas ofron muzikë dhe shërbime të tjera të kufizuara si edhe përmban reklama dhe video muzikore automatike. Karakteristika të tjera – si dëgjimet pa reklama – ofrohen përmes pajtimeve me pagesë.

Që prej vitit 2008, Spotify siguron qasje në mbi 50 milionë këngë. Përdoruesit mund të shfletojnë projektet sipas artistit/es, grupeve, albumeve ose zhanërit si edhe të krijojnë, modifikojnë ose shkëmbejnë listat e këngëve. Spotify është shërbimi më i madh i transmetimit muzikor në botë me më shumë përdorues të abonuar – 96 milionë të tillë. Platforma ka rreth 170 milionë përdorues në përgjithësi.

Si mund të shkarkohet?

Vizitoni faqen e Spotify (në Google, App Store apo Play Store) dhe regjistrohuni. Mund të regjistroheni direkt përmes Facebook-ut ose të krijoni llogarinë tuaj përmes adresës së email-it. Mund të zgjidhni versionin pa pagesë ose të shkoni me Spotify Premium.

Sa internet harxhon?

Sasia e megabyte-eve të harxhuar varet nga cilësia e transmetimit që zgjidhni. Një udhëzues i përafërt:
– Nëse cilësia e transmetimit vendoset “Normal”, për një orë muzikë harxhohen 50 MB.
– Nëse cilësia e transmetimit është “Normal”, për 24 orë muzikë harxhohen rreth 1 GB.
– Në një cilësi më të larta, 1GB harxhohet për më pak se 15 orë.

Si mund të krijoj një listë këngësh?

Playlistat e Spotify janë të famshme. Mjafton të klikoni në të djathtën e një këngë dhe të klikoni tre pikat dhe më pas “Add to Playlist”. Spotify është aplikacion “i zgjuar”. Sa më shumë ta përdorni, aq më shumë mëson për llojin e muzikës që ju pëlqen dhe ju sugjeron vetë lista këngësh.

Podcast

Spotify është më shumë se një shërbim transmetimi muzikor. Llogarinë tuaj mund ta përdorni për të dëgjuar podcast të ndryshëm, nga sporti, stili i jetesës te lajmet e përgjithshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.