Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Stabilizohet situata në veri të Kosovës, KFOR tërheq të gjitha njësitë

14:24 / February 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KFOR
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të dielën se i ka tërhequr njësitë e veta nga ndërtesa e komunës së Zveçanit, duke vlerësuar se gjendja e sigurisë në qytetin verior të Kosovës është stabilizuar.

Në një komunikatë për media, KFOR-i, megjithatë, tha se këto njësi nga Batalioni i Forcave Operacionale Rezervë do të mbesin në këtë pjesë të vendit “për të kryer patrullime të rregullta, në mënyrë që të garantojnë mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit” që jetojnë në komunën e Zveçanit.

Në fillim të vitit të kaluar, NATO-ja kishte njoftuar për shtimin e 700 trupave të këtij batalioni në veri, pas rritjes së dhunës dhe tensioneve në këtë pjesë të vendit. Tensionet në veri të Kosovës filluan të rriten më 26 maj 2023, kur serbët në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok kundërshtuan hyrjen në ndërtesa komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë – të zgjedhur në zgjedhjet e prillit të atij viti. Këto votime ishin bojkotuar nga serbët lokalë dhe partitë serbe.

Dhuna kulmoi në Zveçan më 29 maj 2023, kur protestuesit serbë u përleshën me forcat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Dhjetëra ushtarë dhe protestues u plagosën gjatë përleshjeve. KFOR-i ka aktualisht mbi 4.400 ushtarë, /REL/

kfor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky kundërshton pretendimin e Rubios për bllokim të bisedimeve të paqes në Ukrainë

21:52 / October 9, 2026

Tërmeti i fuqishëm 7.6 ballë godet Panamanë, alarm për cunami në 9 shtete

21:28 / October 9, 2026

Trump “xhindoset” sërish për Çmimin Nobel të Paqes: E turpshme

19:59 / October 9, 2026

Çmimi Nobel për Paqen 2026 i jepet gjyqtares të së drejtave të njeriut, Navi Pillay

11:26 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.