Nesër 15 shtator do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë në orare të ndryshme.
Në fashën orare 09:00-13:00 nuk do të ketë drita në Gërdec, Markqinet, rruga Vorë-Rinas, Prezë.Në fashën orare 09:00-16:00 nuk do të ketë energji elektrike pjesërisht zona pranë bulevardit “Zhan D’Ark”, Ura e Tabakëve.
Në fashën orare 9:30- 14:00nuk do të ketë energji elektrike pjesërisht zona e tregut ushqimor , Qyteti i Nxënësve
Në fashën orare 10:00-13:00 nuk do të ketë drita zona e stacionit të Trenit Vorë, Marikaj, zona Vorë – Marikaj
Në orarin 14:00-18:00 nuk do të ketë drita në Pompat e Ujit në rrugën e godinës së “Coca Cola” dhe në fashën 12:00-18:00 pjesërisht: Rruga “Isuf Elezi”, rruga “Teodor Keko”.
Gjithashtu nuk do të ketë energji gjatë intervalit kohor 00:00-06:00 në Farkë, Pallatet pranë Kopshtit Botanik, TEG, Vilat, Ibë, Sauk, Lundër, Vishnje.