Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Standard &Poor’s konfirmon vlerësimin në “B+” dhe perspektivën “të qëndrueshme”

10:43 / August 3, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P), në rishikimin më të fundit të saj (30 Korrik 2021), konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.

Agjencia vlerëson se ekonomia do të ringrihet gjatë këtij viti dhe parashikon një rritje ekonomike prej 5% dhe se deri në fund të 2021 Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) do të rikuperohet në nivelet e vitit 2019 (para pandemisë).

Agjencia pret që deficiti fiskal, i cili u rrit fort në 2020, do të fillojë të ulet që nga 2022 dhe do të kontribuojë që niveli i borxhit publik ndaj PBB të fillojë të ulet, ndërsa ekonomia rikuperohet dhe shpenzimet për masat kundër pandemisë do të shuhen.

S&P vlerëson se autoritetet synojnë të shfrytëzojnë çdo hapësirë fiskale për të vijuar me pagimin e detyrimeve të prapambetura të akumuluara në vitet e mëparshme, në veçanti vëmendja ndaj zerimit të stokut në rimbursimin e TVSH.

Agjencia shprehet, se humbjet në të ardhura, shpenzimet shtesë të lidhura me pandeminë, si dhe shpenzimet kapitale të rritura bënë që deficiti në 2020 të zgjerohej në rreth 6.8% të PBB-së, nga 1.9% në 2019. Buxheti i rishikuar 2021 targeton të njëjtin nivel deficiti në raport me PBB, dhe një vijimësi të shpenzimeve kapitale të larta.

Agjencia projekton që raporti i borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së, pasi të kulmojë në rreth 78% të PBB-së në vitin 2021, pritet të bjerë nga viti 2022 e më tej, ndërsa ekonomia rikuperohet dhe shuhet gradualisht efekti i masave mbështetëse.

Agjencia e konsideron relativisht të lartë këtë nivel borxhi, si dhe vlerëson gjithashtu se është i ekspozuar ndaj rreziqeve të mundshme fiskale.

Agjencia shprehet se disa përpjekje të qeverisë do të mbështesin konsolidimin në vitet e ardhshme. Për shembull, qeveria pret që të zbatojë një strategji afatmesme të të ardhurave për të rritur mbledhjen e të ardhurave. Qeveria Shqiptare ka filluar zbatimin e një sërë sistemeve, përfshirë atë të Fiskalizimit për të siguruar miradministrim fiskal, për të modernizuar sistemin ekzistues fiskal dhe për të siguruar rritje të të ardhurave ndaj PBB-së në mbi 30% në vitet e ardhshme.

Agjencia vlerëson se me rreth 28% në vitin 2018, raporti fiskal i të ardhurave ndaj PBB-së së Shqipërisë është më i ulëti në Ballkanin Perëndimor, nivel i cili sipas agjencisë i atribuohet evazionit fiskal, shkallës së lartë të informaliteti në ekonomi dhe përjashtimeve të ndryshme tatimore në buxhet.

S&P shprehet se autoritetet po ndjekin në mënyrë aktive përpjekjet për të përmirësuar profilin e borxhit publik, i cili aktualisht karakterizohet nga risku i rifinancimit dhe ai i kursit të këmbimit, duke qenë se rreth gjysma e borxhit publik është e denominuar në monedhë të huaj. Maturiteti mesatar i borxhit publik kohët e fundit është rritur, por mbetet relativisht i shkurtër, në 4.5 vjet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.