Sulejman Starova i është kthyer edhe një herë fjalëve për trajnerin Emanuel Egbo, teksa ka sqaruar në studion e Pressing se për asnjë moment nuk ka pasur dashakeqësi, përkundrazi është shprehur me superlativa për teknikun bardheblu. Madje, për ecurinë, sipas Starovës, Egbo meriton kontratë dy apo trevjeçare.
Egbo? “Më vjen keq që “specialistët” i kanë keqkuptuar fjalët e mira, unë e njoh Egbon dhe kam folur për superlativa. Nuk ia kam mohuar ecurinë, nuk kam arsye që t’ia mohoj elozhet. Thjesht kam thënë që Tirana po kërkon një trajner më të kualifikuar. Programi dhe stërvitja e portierëve është tjetër gjë, ka ndryshime. Nuk të bën trajner liçenca”.
Xhelozi? “Nuk ka lidhje, po ta marrësh si xhelozi, unë i bie që po lavdëroj të gjithë, Memën, Julin, që ishin para Egbo. Tirana ka harxhuar para dhe kanë kaluar Partizanin në blerje, Partizanin që ishte kampion. Edhe Kukësi e ka të vështirë me Tiranën me këtë super-xhiro që ka marrë. Kukësi po e ndjek vërtetë, por Tirana nuk ka kundërshtarë. Kështu që, e gjitha kjo është respekti më i madh për Egbon, e meriton t’i bëjnë kontratë 2 ose 3 vjeçare, kaq”, u shpreh Starova.