Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Statistikat / Shqiptari i Kosovës është më i ri, martohet më shpejt, paguhet më shumë, por jeton më pak se ai i Shqipërisë

15:18 / December 1, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Prishtina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” por edhe të “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” për të krahasuar profilin e një shqiptari mesatar me profilin e një shqiptari të Kosovës. Referuar këtyre shifrave del në pah se shqiptari i Kosovës është rreth 8 vite më i ri. Mosha mediane në vendin tonë fiksohet në 38.2 vjeç, ndërsa sipas “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” ky tregues logaritet në 30.5 vite.

Ndërkohë që mosha mesatare kishte diferenca të ndjeshme mes dy profileve, të dhënat tregojnë se mosha mesatare e martesës mes një shqiptari të Shqipërisë dhe një shqiptari të Kosovës nuk ka shumë diferenca. Sipas kryqëzimit të të dhënave mes “Institutit të Statistikave dhe “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” del se një shqiptar i kosovës martohet një vit më i ri se një shqiptar i Shqipërisë. Mosha mesatare e martesës në Kosovë llogaritet në 29 vjeç, ndërkohë që në Shqipëri ky tregues llogaritet në 30 vjeç.

Sipas shifrave, një shqiptar i Kosovës paguhet më shumë se një shqiptar i Shqipërisë. Paga mesatare neto në vendin tonë për vitin 2021 është llogaritur në 406 euro, ndërkohë një shqiptar i Kosovës paguhet mesatarisht në muaj 432 euro. Pra një shqiptar i Kosovës paguhet rreth 26 euro më shumë.

Po si ndryshon madhësia e familjes mes dy vendeve? Në Kosovë familjet janë më të mëdha se në Shqipëri. Shifrat tregojnë së një shqiptar mesatar i Kosovës jeton në një familje të përbërë prej 4.85 personash, ndërkohë që një shqiptar jeton në një familje prej 3.7 anëtarësh.

Po të analizojmë të dhënat mbi posedimin e një automjeti, shifrat tregojnë se në Shqipëri numërohen rreth 237 automjete për 1,000 banorë ose e thënë ndryshe, 1 në 4 persona në vendin tonë zotërojnë një automjet. Nga ana tjetër, të dhënat për Kosovën nuk përbëjnë ndonjë diferencë të madhe. Kosova regjistron rreth 224 automjete për 1,000 banorë.

Por sa gjatë pritet të jetojnë qytetarët e secilit vend? Të dhënat tregojnë se shqiptari i Kosovës pritet të jetojë 76.7 vite, pra 0.7 vite më pak se shqiptarët e Shqipërisë, të cilët e llogarisin këtë tregues në 77.4 vite.

Pra, mund të themi se shqiptari mesatar i Kosovës është më i ri se ai në Shqipëri, martohet më shpejt, paguhet më shumë, nuk ka automjet dhe e ndan shtëpinë me më shumë persona.

Vlen të përmendim se ky është një profil hipotetik i një shqiptari të Kosovës, por edhe të Shqipërisë, bazuar në tregues të cilët i janë referuar statistikave zyrtare.

Mosha mesatare

30.5 vite

Mosha mediane e popullsisë në Kosovë regjistrohet në rreth 30.5 vite

Mosha mesatare

38.2 vite

Mosha mediane e popullsisë në Shqipëri tonë regjistrohet në rreth 30.5 vite

Mosha mesatare e martesës

Rreth 29 vjeç

Një shqiptar mesatar i Kosovës martohet rreth 29 vjeç

Mosha mesatare e martesës

Rreth 30 vjeç

Në Shqipëri mosha mesatare e martesës fiksohet është 30 vjeç

Numri i personave në familje

4 .85 anëtarë

Madhësia e një familjeje në Kosovë përbëhet mesatarisht nga 4.85 persona

Numri i personave në familje

3.7 anëtarë

Prej 3.7 personash vlerësohet mesatarisht madhësia e njësisë ekonomike familjare në Shqipëri

Posedimi i një automjeti

224 automjete për 1000 banorë

Sipas shifrave vetëm 1 në 4 shqiptarë të Kosovës kanë automjet

Posedimi i një automjeti

237 automjete për 1000 banorë

Sipas shifrave vetëm 1 në 4 shqiptarë kanë automjet

Paga mesatare neto në muaj

€432 në muaj

Një shqiptar i kosovës paguhet mesatarisht në muaj rreth 432 euro sipas shifrave të vitit 2021

Paga mesatare neto në muaj

€406 në muaj

Në Shqipëri paga mesatre neto për një të punësuar me pagë për vitin 2021 regjistrohej në 406 euro

Jetëgjatësia e pritur në lindje

76.7 vite

Mesatarisht një qytetar në Kosovë pritet të jetojë rreth 76.7 vite

Jetëgjatësia e pritur në lindje

77.4 vite

Në Shqipëri jetëgjatësia e pritur në lindje është 77.4 vite

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026

Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat, në “lupën” e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

16:04 / August 6, 2026

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026

Rama shpjegon dokumentin “Besa”: Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim për mandatin e katërt

14:10 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.