Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë se Aleanca është e zhgënjyer për vendosjen e taksës nga ana e qeverisë së Kosovës.
Duke folur për mediat në Bruksel, Stoltenberg është shprehur se FSK-ja pa lejen e KFOR-it nuk mund të shkojë në veri.
“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it”, ka thënë Stoltenberg,
