Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, ka reaguar pas shpërthimit që ka ndodhur në aeroportin e Kabulit. Me një postim në Tëitter ai ka dënuar sulmin, ndërsa shtoi se prioritet është evakuimi i sa më shumë njerëzve sa më shpejt të jetë e mundur.
“Unë dënoj ashpër sulmin e tmerrshëm terrorist jashtë aeroportit të Kabulit. Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit dhe të dashurit e tyre. Prioriteti ynë mbetet të evakuojmë sa më shumë njerëz në vend të sigurisë sa më shpejt të jetë e mundur”.
