Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Stoltenberg: Shqetësimet e Turqisë për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, legjitime

20:21 / June 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
220309a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqetësimet e sigurisë të ngritura nga Turqia mbi të cilat bazon dhe kundërshtimin e saj ndaj aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, janë legjitime, tha të dielën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një vizite në Finlandë.

“Këto janë shqetësime legjitime. Kjo ka të bëjë me terrorizmin, ka të bëjë me eksportin e armëve“, tha zoti Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinisto.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’iu bashkuar aleancës perëndimore të mbrojtjes, muajin e kaluar, si përgjigje ndaj sulmit rus në Ukrainë. Por ata janë përballur me kundërshtinë e Turqisë, e cila i ka akuzuar për mbështetjen dhe strehimin e militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që ajo i konsideron terroriste.

Zoti Stoltenberg tha se Turqia ishte një aleat kyç për shkak të vendndodhjes së saj strategjike në Detin e Zi, mes Evropës dhe Lindjes së Mesme, dhe përmendi mbështetjen që Ankaraja i ka dhënë Ukrainës që prej momentit kur Rusia dërgoi trupa atje, më 24 shkurt. Moska i quan veprimet e saj në Ukrainë “operacion special ushtarak”.

“Duhet të kujtojmë dhe të kuptojmë se asnjë aleat i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste sesa Turqia”, tha zoti Stoltenberg,

Si ai (Stoltenberg) dhe zoti Niinisto thanë se bisedimet me Turqinë do të vazhdojnë, por nuk ofruan asnjë tregues për përparim në negociata.

“Takimi i aleancës në Madrid nuk ishte një afat përfundimtar“, tha zoti Stoltenberg, duke iu referuar takimit të nivelit të lartë të NATO-s që mbahet në Madrid, në fund të muajit qershor./Voa

nato stoltenberg Turqisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.