Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Stoltenberg thirrje vendeve anëtarë të NATO-s: Ne po hyjmë në një luftë të re që sa vjen dhe rritet

14:15 / June 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 49d3d075fe018bde6521c84b2a5c0129 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje vendeve anëtare që t’i përgjigjen rritjes së ndikimit të Kinës. Në Bruksel, mbahet sot një samit i aleancës ushtarake, në të cilin po merr pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Udhëheqësit e NATO-s pritet të lëshojnë një deklaratë, në të cilën Kina do të etiketohet si rrezik për sigurinë.

“Ne nuk po hyjmë në një Luftë të re të Ftohtë dhe Kina nuk është kundërshtari ynë, as armiku ynë”, u tha Stoltenberg gazetarëve në selinë e NATO-s, përpara samitit.

“Por, ne duhet t’i trajtojmë së bashku, si aleancë, sfidat që ngritja e Kinës paraqet për sigurinë tonë”, tha ai.

Mesazhi i tij pason një deklaratë të lëshuar nga grupi i vendeve më të industrializuara G7, i cili u takua në Mbretërinë e Bashkuar, javën e kaluar.

G7 e akuzoi Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut dhe kërkoi hetime transparente të origjinës së koronavirusit.

Në përgjigje, Kina e akuzoi G7-ën për “gënjeshtra, thashetheme dhe pretendime të pabazuara”.

Në agjendë të diskutimeve të NATO-s pritet të jetë edhe tërheqja e trupave nga Afganistani, pastaj marrëdhëniet me Rusinë, shpenzimet në mbrojtje e të tjera.

Biden po merr pjesë në një samit të NATO-s për herë të parë prejse ka marrë detyrën e presidentit, në muajin janar.

Ai ka shprehur mbështetje për aleancën dhe është zotuar për forcim të bashkëpunimit.

Paraardhësi i tij, Donald Trump, shpesh e ka denigruar NATO-n dhe ka kërcënuar me tërheqje nga aleanca e sigurisë./Rel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndodhi dy herë, nuk mund ta duroj më”, Melania bën xhiron e rrjetit, eksperti i leximit të buzëve zbulon çfarë i tha Trumpit gjatë aktivitetit në Uashington

19:01 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Franca miraton ligjin, ndalon telefonat celularë në të gjitha shkollat e mesme nga shtatori

18:20 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.