Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Strasburgu dënon sërish Shqipërinë, pesë familje përfitojnë dëshmpërblim nga shteti

12:35 / May 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
strasburg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut ka shpallur fajtor shtetin shqiptar këtë të martë për shkelje të nenit 1, protokolli 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo për shkak se u gjet fajtore për diferencimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’ në Korçë.

Në bazë të vendimit qeveria e shqiptare është e detyruar t’i paguajë dëshmpërblim 4,500 euro për pesë familje, të cilat nëpërmjet Qendrës Evropiane për të Drejtat Rome kishin ngritur në vitin 2017 padinë në Strasburg.

Sipas paditësve, në shkollën Naim Frashëri kur kanë studiuar fëmijët e tyre, në një vit mesatar nxënësit romë dhe egjiptianë përbëjnë midis 89% deri në 100% të fëmijëve të regjistruar, edhe pse këto komunitete janë një minoritet në qytetin e Korçës.

Gjykata vëren se autoritetet shqiptare kanë dështuar të ndërmarrin hapa për të shmangur përqendrimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në këtë shkollë, megjithë vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi që Minisitria e Arsimit dhe Sportit të merrte hapa të menjëhershëm për ta përmirësuar situatën.

Shkolla “Naim Frashër’ nuk është e vetmja shkollë e segreguar në Shqipëri dhe sipas aktivistëve të komuniteti rom dhe egjiptian, ky është një problem që haset edhe në institucione të tjera arsimore publike në Shkodër, Berat dhe Elbasan.

/BIRN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.