Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Strehimi i afganëve, Rama për “Il Foglio”: Mikpritja është detyra jonë

15:42 / August 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryeministri Edi Rama 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën italiane “Il Foglio” shpjegon vendimin e tij për të hapur dyert për afganët që largohen nga vendi i tyre.

“Është historia jonë ajo që na e imponon. Ne e kemi parë luftën dhe kemi ende kujtime për të”, theksoi Rama.

“Nëse Europa është e ndarë edhe mbi Afganistanin është sepse nuk e mban më mend atë që ishte”, thotë Rama.

“Kreu i qeverisë socialiste thotë fjalë të qeta dhe të sakta, ato të atyre që besojnë se kanë bërë gjënë më të natyrshme në botë duke qëndruar në anën e duhur të historisë”, thuhet në artikullin e “Il Foglio”.

“Ne italianët e lamë një vit më parë, me atë fjalimin me të cilin ai ofroi ndihmën e mjekëve shqiptarë për vendin tonë të rraskapitur nga pandemia. Sot Rama është përsëri atje, në gjendje të flasë me të gjithë…, dhe njofton se si shteti i tij i vogël, pak më i madh se Lombardia, është gati të presë disa mijëra refugjatë afganë”, vijon artikulli.

“Ne po flasim për 2-3 mijë persona”, shpjegoi Rama.

Në Itali, nënvizon gazeta, udhëheqësi i partisë kryesore që mbështet qeverinë flet për “disa dhjetëra”.

A duhet që Europa, dhe Italia në veçanti, të marrin një mësim nga Tirana?

“Nuk dua t’i jap mësime askujt, e lëre më Italisë, me të cilën jam shumë i lidhur. Por, unë them se mikpritja është detyra jonë. Sepse mbaj mend se çfarë ishte për ne shqiptarët”, shprehet Rama.

Dhe ndoshta nga këtu vjen natyrshmëria e fjalëve të kryeministrit.

“Mbaj mend luftën, mbaj mend Millosheviçin, refugjatët, vdekjen, torturat. Dikur ne shqiptarët ishim për ju ata që afganët janë ndoshta sot, alienë”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026

“Çlirimtarët e Sazanit” mbërrijnë në Vlorë, por refuzojnë të vizitojnë ishullin! Rama: Cirk i revolucionarëve të rrenave

17:28 / August 22, 2026

Analiza e REL: Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

19:38 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.