Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Strehimin i afganëve, Albin Kurti: Ka një muaj që qeveria është në kontakt të rregullt me SHBA për t’u përgatitur për strehimin dhe mbrojtjen e një numri të refugjatëve

10:31 / August 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha sot se prej një muaji janë duke u përgatitur për strehimin e një grupi të shtetasve nga Afganistani pas konfliktit në këtë shtet.

Këtë përgatitje Kurti tha se janë duke e bërë në koordinim të plotë me SHBA-në, duke shtuar se këtë punë e kanë bërë pa zhurmë e me shumë seriozitet.

Duke e quajtur aleatin kryesor e të pazëvendësueshëm, Kurti pohoi se bashkëpunimi dhe ndihma ndaj SHBA-së është më e pakta që Kosova mund të bëjë. Kreu i ekzekutivit shtoi se për të gjitha detaje janë duke u marr vesh ekipet nga të dyja vendet në mënyrë që strehimi të jetë sa më i sigurt.

“Shpreh keqardhje me pamjet e rënda ku urojmë të ketë sa më pak viktima. Qytetarët kudo në botë jo vetëm që meritojnë po iu takon demokracia dhe ne urojmë më të mirën për afganët”.

“Ka një muaj që Qeveria është në kontakt të rregullt me SHBA për t’u përgatitur për strehimin dhe mbrojtjen e një numri të refugjatëve. Ne jemi shtet serioz dhe këtë punë e kemi bërë pa zhurmë dhe me shumë kujdes se kjo çështje është e dhimbshme, por edhe çështje e ndjeshme e sigurisë”, tha Kurti.

“Ne e kemi SHBA aleate të pazëvendësueshme, përveç aspektit të solidaritetit e ka edhe dimension edhe të aleancës me Amerikën. Ata na kanë përkrahur në vazhdimësi kjo është pjesë e vogël e kontributit. Hollësitë janë duke e diskutuar me SHBA-në dhe ato u përkasin ekipeve tona dhe kur të kenë detaje për shifrat, mënyrat dhe kohëzgjatjen”.

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Qeveria e vlerëson të nevojshëm ofrimin e mbrojtjes së përkohshme e të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

“Këta persona do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga institucionet relevante të sigurisë në Republikën e Kosovës, në rast të nevojës e në qëllim të sigurisë kombëtare, sipas vlerësimit të institucioneve relevante në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit të Qeverisëm, gjatë kohës së qëndrimit në Republikën e Kosovës do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara sipas Ligjit për Azil.

Albin Kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA, miratohet buxheti rekord i mbrojtjes prej 1.15 trilionë dollarë

10:05 / July 23, 2026

Flakët kërcënojnë zonat turistike në Francë, mijëra pushues evakuohen

10:02 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.