Një pjesë e demokratëve nuk e kanë kapërdirë dorëzimin e mandatit të deputetit nga Mark Marku dhe largimin nga strukturat e tjera të PD-së pas kritikave të forta për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin Lulzim Basha. Mea kritikëve është edhe Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi”, i cili ka replikuar në postimin e Mark Markut në Facebook duke u revoltuar, pasi sipas tij është dorëzuar para Ramës.

