Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, paralajmëron kryepolicin Ardi Veliu që të japë dorëheqjen brenda 72 orësh ose ai do “të djegë” Tiranën.
Edhe pse është shpallur në arrati prej dy ditësh nga Policia e Tiranës, reperi sfidon publikisht kryepolicin, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, duke i kërkuar të dorëhiqet.
“Jam rebel i lindur nuk jam gojore. pergjegjsi man ardi veliu lleshi ka ik per tenderimin e uniformave Ardi veliu deri dielen ultimatium o do digjet tr 72 or te dielen darke do digjet tr do ikim dhe ne surrel po deshet kujdes ardi veliu ???? 72 ore ultimatum ose pyte fatmir xhafen???? Te dielen 00:00 do digjen karburantet . Sjam as me Pd As me Lsi -n jam me drejtesin po drejtesi nuk ka”, shkruan reperi.

